Stopon ekonomia/ Tabaku nxjerr shifrat dhe akuzon Qeverinë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Stopon ekonomia/ Tabaku nxjerr shifrat dhe akuzon Qeverinë

Publikuar

-

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka dhënë alarmin për rrënimin e ekonomisë.

Sipas saj,  ekonomia shqiptare vazhdon të lëngojë.

“Rritja ekonomike 2,2%, ekonomia praktikisht ka ndaluar! Ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë rezultate befasuese në lidhje me votimet, ku votimet moniste u shoqëruan me një aritmetikë të çuditshme, të njëjtat rezultate duket se janë prodhuar dhe nga ekonomia e vendit. Dhe aty nuk dalin llogaritë”, ka shkruar Tabaku në rrjetet sociale.

Më tej ajo shkruan se ekonomia vazhdon të lëngojë nga mungesa e vizionit ekonomik dhe zbatimi me përpikmëri i vizionit klientelist të qeverisë.

Sipas Tabakut, raporti i INSTAT në lidhje me PBB-në flet për një rënie të saj që vjen si pasojë e uljes së investimeve, konsumit të qytetarëve, shpenzimeve qeveritare dhe natyrisht një bilanc negativ në tregtinë e jashtme”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Aritmetika befasuese e rilindjes! Rritja ekonomike 2,2%, ekonomia praktikisht ka ndaluar! Ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë rezultate befasuese në lidhje me votimet, ku votimet moniste u shoqëruan me një aritmetikë të çuditshme, të njëjtat rezultate duket se janë prodhuar dhe nga ekonomia e vendit. Dhe aty nuk dalin llogaritë.

Ekonomia vazhdon të lëngojë nga mungesa e vizionit ekonomik dhe zbatimi me përpikmëri i vizionit klientelist të qeverisë. Raporti i INSTAT në lidhje me PBB-në flet për një rënie të saj që vjen si pasojë e uljes së investimeve, konsumit të qytetarëve, shpenzimeve qeveritare dhe natyrisht një bilanc negativ në tregtinë e jashtme.

Për vite me radhë shpëtimtari i PBB-së dhe rritjes ekonomike ka qenë “shiu” por edhe investimet e huaja direkte të siguara për Shqipërinë 6 vjet më parë. Që nga viti 2013 e deri më sot qeveria Rama nuk ka siguruar as edhe një investim serioz ndërkombëtar. Rritja prej 2.21%, që për qeverine ishte shumë e kënaqshme, është 2% më e ulët se sa një vit më parë dhe ka nisur një kurbë rënëse të cilën e shmangu që nga viti 2013 vetëm si pasojë e zotit dhe TAP dhe Devoll.

Për tremujorin e parë të 2019 shihet një rënie e kontributit të energjisë dhe industrisë negativ prej -0.81%. një dëshmi e problemeve kronike të një ekonomie e cila është në varësi të “shijes” dhe “kohës” së shirave. E njëjta tendencë vihet re në fushën e shërbimeve ku edhe pse pretendohet rritja e turistëve sektori shërbimit te argetimit etj ka rënie prej -0,54 pikë përqindje.

Ndërkohë që për dy tremujorë me rradhë konsumi ka rënë me rënie prej 0,76 %. Dhe kur tendenca përsëritet sigurisht që është problematike. Kjo rënie e konsumit vjen prej emigrimit masiv, taksave të larta, vendosjes se TVSH për biznesin e vogël që sic vetë të dhënat e MF tregojnë nuk rezultoi në rënie informaliteti por vec mbyllje biznesesh si dhe perspektivës së keqe ekonomike dhe perceptimit negativ për ekonominë.

Kjo është vënë re që në 2013, kjo tendencë tregohej sa herë që qeveri ka ndërmarrë vendime klienteliste, sa herë ka rritur taksat për të pamundurt e ulur ato për të favorizuar një grup bizneseh, kjo është vënë re kur familjet filluan të konsumonin kursimet e tyre, kur u rritën tarifat e energjisë dhe të arsimit, kur buxheti i familjave ra! Fasada ka rënë kudo, dhe në ekonomi dhe ato 85% të shqiptarëve që nuk kanë votuar kanë refuzuar dhe këtë model qeverisje e këtë sistem të ngritur nga rilindja.

Ekonomia ka nevojë të marrë frymë me politika të qarta zhvillimi, me investime në arsim, infrastrukturë dhe bujqësi e mbi të gjitha me investime në kapitalin human e teknologji për ti dhënë një hov të ri një vendi që po zbrazet e po shteron, me një model ekonomik që ka në qendër zhvillimin e biznesit dhe jo rëndimin e tij! Shqiptarët meritojnë më shumë, dhe e treguan këtë me 30 qershor!

Kjo mazhorancë është e papërgjegjshme dhe me votimet e 30 qershorit tregoi që është një pakicë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve iu shmang farsës së saj, 85% e shqiptarëve i treguan qeverisë se vizioni i saj ekonomik është vizioni i pakicës, ndërsa qindra mijëra fletë votimi me dedikime ndaj qeverisë qenë shenjë se edhe administrata socialiste është kundër “skllavërisë” moderne që po aplikon kjo mazhorancë./CNA.al

 

Aktualitet

Berisha i përgjigjet akuzave të Vuçiç/ Zbulon “argatët” e tij në Tiranë

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e akuzoi se po punon për Shqipërinë e madhe.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Vuçiç me nje sulm te tille absurd ka dy synime kryesore.

Sipas Berishës, Vuçiç synon te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Ndërsa më tej, Berisha shkruan se  “Vuçiç duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe”.

Po ashtu Berisha thekson se “per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar.

Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.”.

Reagimi i plotë i Berishës:

Pergjigje Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiç!

Te dashur miq, dje ne konferencen e tij per shtyp presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç ne nje sulm me emer me akuzoi se kam shprehur mbeshtetje per Haradinajn dhe si politikan po punoj direkt per Shqiperine e Madhe.

Qe ne fillim dua te theksoj se me nje sulm te tille absurd presidenti i Serbise ka dy synime kryesore.

Se pari te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Se dyti, duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe.

Por ketu duhet te them qe ne fillim se, per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar.

Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.

Por une e kam mbeshtetur dhe jam ndjere krenar me aktin burreror te Ramush Haradinajt kur ne vitin 2004 luftetari i lirise, komandanti trim i UÇK dha doreheqjen si kryeminister i Kosoves dhe u paraqit ne respekt te ligjit dhe drejtesise nderkombetare para gjykates se Hages, akt qe ai e perseriti edhe ne vitin 2011. Ne aulen e kesaj gjykate te respektuar ai provoi para familjes se tij, vendit dhe kombit te tij, por dhe mbare botes pafajesine e vet te plote.

Haradinaj, luftetar i lirise, me aktin e tij zgjodhi dinjitetin e tij, te detyres qe mbante dhe te vendit te tij. Ne te njejten kohe, idhulli i zotit Vuçiç, komandanti xhelat i popullates civile muslimane ne Bosnje, Ratko Mlladiç, fshihej si mi nga drejtesia nderkombetare, i tmerruar nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe kishte kryer. Jo rastesisht po bej kete krahasim, por jam i detyruar te rikujtoj se asokohe nje i ri nacionalist ekstremist serb mori fame me nismen e tij nje “shtepi per Mlladon”, nisme me te cilen ai ftonte serbet ti ofronin nje strehim te sigurte ku te fshihej nga Gjykata e Hages, pra nje vrime miu, heroit te Aleksander Vuçiçit, gjeneralit monster Ratko Mlladiç. Askush nuk duhet te harroje se ky i ri nismetar i vrimes se miut per Mlladiçin ishte vet Aleksander Vuçiç.

Une gjithashtu e mbeshtes Ramushin sepse ai dy dite me pare, edhe pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage, perseri me civilitet dhe me dinjitet shtetari dha doreheqjen si kryeminister per t’iu pergjigjur thirrjes se Gjykates Speciale dhe, te jem i sinqerte, une besoj se njelloj si dy heret e tjera ai do provohet i pafajshem. Kete bindje ma perforcon me deklaraten e tij te djeshme vet Vuçiç, por kjo nuk eshte objekti i ketij shkrimi.

Se fundi, une e kam mbeshteur Ramushin sepse ne nje qendrim historik te drejte, gjate vitit te fundit Haradinaj beri te deshtoje projektin Serbise se Madhe te Vuçiç. Ky i fundit kishte arritur me tekniken e vjeter te Kalit te Trojes, duke marre peng me dosje apo transaksione te tjera, qe flamurin e zi te ketij projekti t’iua vare ne qafe argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit.

Une jam per tregtine e lire, por Ramushi taksen nuk e kishte kunder prodhuesve dhe tregtareve serbe.
E verteta eshte se taksa Haradinaj ishte takse anti Hashim, pasi ky i fundt, i marre peng me ndihmen e Vukçeviçit me dosje nga vet Vuçiç, sillet si argat i neveritshem i padronit te tij. Ramushi vendosi te themi dhe arbitrarisht taksen anti Hashim sepse ky i fundit ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Kosoves dhe te gjitha akteve nderkombetare mbi te cilat bazohet shpallja e pavaresise se Kosoves, ne te cilat jane percaktuar dhe vendosur kufinjte shteterore dhe integriteti territorial i saj, nxori ne treg te gjitha keto ne mbeshtetje te hapur te projektit te Serbise se Madhe, pra, defakto te ndarjes se Kosoves nga Serbia dhe Shqiperia.

Por akoma me keq, Miladini shqipfoles, Ramushit dhe shqiptareve ua shiste kete si nje projekt te tij, pra te Prishtines, me te cilin ne emer te Serbise se Madhe donte te bashkonte Shqiperine me Kosoven dhe nga ana tjeter mashtronte boten se ai kishte mbeshtetje te gjere nderkohe qe ky projekt ne Kosove nuk mbeshtetej nga asnje force politike perveç Listes Serbe dhe rezidentures se Beogradit ne Prishtine. Kurse ne Shqiperi, mbeshtetes i vetem i tij eshte Zografi Bis dhe nje grup i ngushte i narkozyrtareve te tij.

Keto kisha lidhur me akuzen keqdashese por te drejte per mbeshtetjen time per Ramush Haradinajn, me te cilen me nderoi dje Aleksander Vuçiç.. (Vijon)/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fatorinoja bie nga autobusi/ Arrestohet shoferi i dehur

Publikuar

-

By

Një fatorino është plagosur në Durrës, pasi ka rënë nga urbani, i cili lëvizte me derën hapur.

Sipas policisë së Durrësit, në lidhje me ngjarjen në fjalë, është prangosur shoferi i autobusit, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth ores 10:00 në linjën e Unazës së Durrësit, në zonën e Ish-Kënetës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Punime në rrjet/ OSHEE: Zonat që do mbeten pa energji

Publikuar

-

By

Në disa lagje të Tiranës, në datat 22 dhe 23 korrik, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për rreth pesë orë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë OSHEE, e cila sqaron se ndërprerja e energjisë bëhet për shkak të disa punimeve në rrjet.

Në njoftimin zyrtar, bëhet e ditur se nga ora 09:00-12:00 në disa zona të Tiranës do të stakohet energjia gjatë datave 22-23 korrik, pasi po instalohet rrjeti i ri 20 kV.

22 korrik
09:00-12:00
Rruga “Oksana Budina”, rruga “Tasim Shehu”, rruga “Fitnete Rexha”, rruga “Tasim Shehu”, rruga “Xhafer Zelka”, rruga “Nikolla Lena”, rruga “Myslym Shyri”

11:00-13:00
Rruga “Rrexhep Tarja”

09:00-15:00
Zona Fushë Mëzez, zona “Misto Mame”,

23 korrik
08:30-16:00
Rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”

09:00-15:00
Rruga “Loni Ligori” pranë rrugës “Teodor Keko”, rruga “Joklin Persi”,  pranë Rrugës “Teodor Keko”, rruga “Nikolla Tupe”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Brigada VIII”,

09:30-15:00
Rruga e Durrësit, rruga “Mine Peza”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”

09:00-16:00
Rruga “Fiqiri Basha” pranë rrugës “Don Bosko”, rruga “Riza Cuka”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending