LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot seanca gjyqësore/ Tahiri sërish përballë Krimeve të Rënda

3 Korrik 2019, 07:28, Aktualitet CNA
Sot seanca gjyqësore/ Tahiri sërish përballë Krimeve të

Në Gjykatën për Krimet e Rënda mbahet sot seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri ka mbërritur sot tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga nga avokati i tij Maks Haxhia.

Kujtojmë këtu se seanca e kaluar në 19 Qershor u shty, pasi nuk ishin njoftuar tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila. Gjykata tha se duhet të rinjoftohen edhe njëherë tre personat e lartpërmendur, pasi nuk kanë marrë dijeni për nisjen e procesit.

Saimir Tahiri akuzohet për ?korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?grup të strukturuar kriminal? në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga