Connect with Us

Nxori PD jashtë sistemit politik/ Kulluri: Basha një humbës faktik

Aktualitet

Nxori PD jashtë sistemit politik/ Kulluri: Basha një humbës faktik

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ndërsa ka komentuar situatën aktuale politike, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se ka shkatërruar Partinë Demokratike.

Sipas Kullurit, gjithçka tregon se Basha është një humbës faktik.

“Basha është humbës faktik. Problemi i PD dhe i demokracisë në vend është që Basha me sukses të plotë e kan nxjerrë PD , jashtë sistemit politik”, ka thënë Kulluri në emisionin “Natë” me Rezar Xhaxhiun.

Sipas Kullurit, Basha jeton në realitet virtual dhe beson se po i shërben këtij vendi dhe PD, ndërkohë që  që rezultati është nul./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Polica e Dubait ka reaguar në lidhje me arrestimin e Eldi Dizdarit, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit “Los Blancos”, si pjesë e një bande kriminale.

Dizdari konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, e cila thuhet se është përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, ku vlera e të ardhurave ka qenë 350 milionë euro.



“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,”-, tha koloneli Saeed Al Qamzi për operacionin në fjalë. Sipas policia atje, Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve italiane, ndërkohë që ishte nën hetim që nga viti 2015./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 4 persona në Korçë e Pogradec

Publikuar

-

Nga

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Policia e Korçës ka goditur një rast të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në sajë të operacionit të koduar “Perimetri”.

Blutë kanë vënë në pranga 4 persona, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit një emigrantë të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë sheteasit me inicialet K. N., 23 vjeç dhe Xh. Q., 20 vjeç, banues në Korçë, të cilët janë kapur nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe prangosën.

K., 46 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, duke transportuar me mjetin e tij tip “Mazda”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.



Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit në kërkim, A. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 10.09.2020, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin tip “Ford Transit” në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me të cilin po transportonte kundrejt fitimit gjashtë emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Video-Basha kundër integrimit të Shqipërisë në BE/ Ja faktet si ka ndryshuar qëndrimet

LEXO EDHE:  Hijet e zeza të paktit Rama-Basha/Kush u bë pis

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

Publikuar

-

Nga

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”. Kështu deklaroi pak më parë avokati Spartak Ngjela, teksa ishte duke folur për çështjen e kufijve detare me Greqinë.

Ngjela deklaroi se të gjithë të gjithë ish-kryeminiostrat shqiptarë kanë punuar me Greqinë për të marrë pushtet.

Avokati dha edhe një këshillë në emisionin “Top Talk” për kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe kryetar i OSBE-së.



“Të gjithë për të marrë pushtetin kanë punuar me Athinën, edhe Nano ka punuar me Athinën, pastaj kanë kthyer brrylin. Rama duhet të ketë kujdes se këtu luhet në interes të madh kombëtar. Nëse ai luan bam këtu, bam atje, kjo shkon në dëm të Shqipërisë. Gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Aksidenti i deputetit Aqif Rakipi/ Vjen reagimi i PDIU, një përgjigje dhe për PD

LEXO EDHE:  Dështimi i protestës/ A do të dorëhiqen Basha dhe Kryemadhi?  

Më tej Ngjela deklaroi se: “Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare po mua s’më intereson çfarë është bërë më parë se unë jam shumë pragmatik. Unë them që Rama duhet të kjetë shumë i kujdesshëm”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE