Connect with Us

Nga biznesi i kromit, tek vila, dyqanet dhe apartamentet/ Sa i ka kushtuar Orjola Pampuri  buxhetit të shtetit?

Aktualitet

Nga biznesi i kromit, tek vila, dyqanet dhe apartamentet/ Sa i ka kushtuar Orjola Pampuri  buxhetit të shtetit?

Publikuar

-

Ish deputetja e PD Orjola Pampuri ka shkelur në Kuvend në vitin 2017 me një pasuri të konsiderueshme.

Sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, ajo ka  deklaruar të ardhura si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës 700 euro, të ardhura si drejtore e klinikës së këshillimit psikologjik “UET Enterprise” 350 euro, të ardhura si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale 120 000 lekë.

Gjithashtu ajo ka deklaruar me 5 apartamente dhe të paktën dy dyqane.

Sëbashku me bashkëshortin, i cili ka të ardhura dhe nga biznesi i kromit,  ajo deklaron një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 127.4 m2, që kushton 55 000 euro, dy dyqane njërin  me sipërfaqe 36 m2 në vlerën 6.000.000 milion lekë dhe tjetri me sipërfaqe 46 m2, në Tiranë, blerë në vitin 2010, që ka kushtuar 75.000 euro, dyqan Apartament 51 m2, + 84 m2 verandë + 18 m2. Garazh dhe 4 m2 Depo, të blerë në dhjetor 2014, me vlerë 38.000 euro.

Pasuria e saj shkon dhe më tej me një apartament tjetër që  ka kushtuar 54.400 euro, garazh 700.000 lekë (te reja) dhe depo 140.000 lekë (te reja), apartament 39.21 m2, të blerë në vitin 2017 në shumën  16.900euro .

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e ish deputetes Orjola Pampuri.

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Apartament 127.4 m2, Tiranë. Viti 2004. Burimi: 16 euro kursime. 1000.000 (të reja) dhuratë nga babai 1000.000 (të reja) dhuratë kunati 25.000 uro kredi. Në total 55.000 euro.

Dyqan, 36 m2. Viti 2009 Burimi: Të ardhura 6.000.000 milion lek te reja, nga aktiviteti i kompanise së kromit: “Shkembi shpk” Kraste/Bulqizë aksioner të plotë bashkëshortin. 8500 dollarë, të ardhura nga aktiviteti i shoqates së kujdesit onkologjik, bashkeshorti. viti 2006 deri 2009. 1.000.000 leke (te rcja). kredi konsumatore në vitin 2011, për shlyerje huaje. Në total, 60.000 euro.

Dyqan Apartament 51 m2, + 84 m2 verandë + 18 m2. Garazh dhe 4 m2 Depo. Dhjetor 2014. Burimi: Kredi: 38.000 euro. 100.000 lekë (të reja) kredi konsumatore, në vitin 2015, 15.000 euro kursime bashkëshortore,

Apartamenti ka kushtuar 54.400euro, garazhi 700.000 lekë (te reja) dhe depo 140.000 lekë (te reja).

Apartament 39.21 m2. Viti 2017 Burimi: Kursime (bashkëshortët) 16.900euro . Gjendje Cash: Burimi: Kursime (bashkëshortët), 300.000 lekë (të reja).

Shitje e një apartamenti, në Kavajë, 16.000 euro.

Paga si pedagoge e brendshme pranë “Universitetit Europian të Tiranës”  700 euro

Paga si drejtore e klinikës së këshillimit Psikologjik “UET Enterprise”, 350 euro.

Paga si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë, 120.000 lekë (të reja) për një vit akademik.

Qera mujore e dyqaneve pronë e përbashkët bashkëshortore, 800 euro në muaj.

LEXO EDHE:  U akuzua për fshehje të ardhurash/ SPAK vendos të mos fillojë procedimin penal për anëtaren e KPK

Përkthime, libra, Psikologjik, 100.000 lekë (të reja), gjatë viti 2017.

Kredi, për blerje dyqani, fillon me 11.07.2014, kësti mujor 180 euro, 33000 euro.

Kredi për blerje shtëpie filluar me 30.12.2014, mbaron në vitin 2039, kësti mujor 220 euro. Shuma 36000 euro.

Bashkëshorti Apartament 39.21 m2, Viti 2017 Burimi: Kursime (bashkëshortët), vlera 16.900 euro.

Makina, Toyota Rav4, viti i prodhimit 2006,blerë në vitin 2014. Llogari Cash: Burimi. Kursime bashkëshortore, 900.000 lekë (të reja)

Llogari Cash, 300.000 lekë (të reja).

Llogari në depozitë bankare 16.000 euro. Burimi, nga shitja e një apartamenti në Kavajë.

Kredi për shtëpi,  33.000 euro.

Kredi për shtëpi  filluar me 11.07.2014,  mbaron ne vitin 2039. Kësti mujor 220 euro. Shuma 36.000 euro.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Paga neto si Deputete e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë 117,052.91

Pagesa peë Karburant 30,016.00.

Pagesa për telefon 17,000.00.

Komisione të përhershme mbledhje byroje 8,500.00

Dieta 37,625.00. Shuma neto e pagës 210,193.91.

Paga vjetore si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave sociale 120.000.00

Kredi bankare Tiranë fillon në vitin 2014 deri në 2039: 500 euro shlyer, ndërsa pashlyer 68.600 euro.

Kredi bankare 1.000.000 lekë, Tiranë fillon më 2017 deri më 2024, shlyer 17.000 lekë, ndërsa 983.000 lekë.

Viti 2018

Vilë, sip; 130 m2, (gjysma e ndërtimit) e shkëmbyer pa asnjë detyrim shtese, me një apartament në Tiranë me regjistrim hipotekor dt.9.12.2004, në pronësi. Viti 2004, 127.4 m2.

Shkëmbim prone, pa vlerë shtese.

Apartament, me sip 51m2 dhe një verandë me sipërfaqen e nje verande prej 84 m2. Pas kërkesave në hipotekë, u mundësua, certifikata e plotë hipotekore. Ap.51m2 bashkëngjitur dhe verandë 84m2. Vlera 54.500 euro.

Garazh 18 m2. Pagesa nga kursimet dhe kreditë, blerë me 4.04.2014. Vlera  6000 euro.

Të ardhurat pranë Kuvendit të Shqipërisë si deputete (paga+dieta+karburant+telefon+mbledhje ne komisione parlamentare) në shumën 2 202 593 lekë.

Paga vjetore si pedagoge e jashtme prane Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave sociale, në shumën 120.000.00 lekë.

Kredi, afatgjatë, mobilim+arredim shtëpie. Koha e shlyerjes:15 vite, këst nga 157 Euro. Marre me: 16.10.2018. Shuma 20.000 euro. Shlyer 314 Euro dhe pa shlyer, 19.686 euro.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si mjek 624 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e bar-kafes “Stokholm” dt.07.09.2015 me vlerë  9 600 euro.

Viti 2019

Të ardhura nga paga, Kuvendi i Shqipërisë për 335 201 lekë.

Kredi afatgjatë, mobilim+arredim shtepie. Koha e shlyerjes: 15 vite, këst mujor 157 Euro. Marrë me: 16.10.2018, tek “Alfa Bank”. Shuma 20.000 euro. Shlyer, 314 Euro dhe pa shlyer 19 372 euro.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si mjek 104 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e bar-kafes “Stokholm” dt.07.09.2015 me vlerë, 1 600 euro./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Gjermania ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA për të hequr dorë nga patentat për vaksinat COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e dozave.

Qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet e tillë”. Bashkimi Evropian më herët tha se ishte gati të fliste për propozimin dhe disa shtete i dhanë mbështetjen e tyre të plotë.

Mbështetësit e planit thonë se ai do të lejojë më shumë prodhues të prodhojnë vaksina që shpëtojnë jetën.

LEXO EDHE:  Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

LEXO EDHE:  3 fatlumët që gjetën thesaret e fshehura

Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen në vaksina në vendet e varfra. Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se kjo nismë mund të mos ketë efektin e dëshiruar./euronews

LEXO TE PLOTE