LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Prangoset 50-vjeçari

3 Korrik 2019, 06:38, Aktualitet CNA
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Prangoset

Një 50-vjeçar, i cili ishte shoallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është arrestuar nga policia në Elbasan, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Rrethanat e ngjarjes:

Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga