LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më dhunoi dhe tërhoqi zvarrë"/ Pamela Anderson poston videon pasi e ka rrahur futbollisti

3 Korrik 2019, 13:25, Aktualitet CNA
"Më dhunoi dhe tërhoqi zvarrë"/ Pamela Anderson poston

Pak ditë më parë aktorja e njohur Pamela Anderson i shokoi të gjithë duke akuzuar ish bashkëshortin e saj Rami, për tradhëti duke treguar se ai e kishte gënjyer për dy vite. Madje, Pamela u detajua edhe në lidhje me episodet e dhunës, duke kujtuar se një herë, ai e kishte kapur për flokësh nëpër Los Angeles, duke e tërhequr zvarrë dhe i ka thyer duart.

Ndërkohë që së fundmi ajo i ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me futbollistin. Aktorja 52-vjecare ka publikuar një video ku tregon se po kuron duart, për të cilat thotë se ia ka lënduar Adil. Sipas Pamelës, dhuna fizike e coi në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.

Adil, 33 vjeç, mohoi akuzat e Andersonit për dhunë me anë të një postimi të gjatë në Instagram. Aktorja iu drejtua mohimit të tij në postimin e saj të fundit duke shkruar: “Ndoshta ai nuk e kupton se çfarë është abuzimi”.

 

 

Burimi:https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-7206195/Pamela-Anderson-shares-video-hands-bandaged-alleged-Adil-Rami-abuse.html?ico=embedded

Lajmet e fundit nga