Connect with Us

Horoskopi mujor Korrik 2019/ Susane Miller tregon surprizat e këtij muaji për ju

Aktualitet

Horoskopi mujor Korrik 2019/ Susane Miller tregon surprizat e këtij muaji për ju

Publikuar

-

Dashi

Ky do të jetë një muaj i madh për ju sepse 2 eklipse po përgatiten për të ndodhur. Më vonë do të kuptoni që ndryshimet që ndodhën ishin të nevojshme dhe në fakt do të përmirësojnë jetën tuaj.

I pari, eklipsi diellor në shenjën e Gaforres do të ndodhë në 2 korrik (sot) dhe do të ndikojë në shtëpinë, pasurinë ose tek një pjesëtar i familjes suaj. Gjithashtu ku eklips mund të ndikojë edhe tek marrëdhënia juaj me një njeri me të cilin jetoni ose të cilin e keni punësuar për t’u kujdesur me disa aspekte të shtëpisë suaj; mund të jetë një arkitekt, dado apo financier. Do të hasni paksa vështirësi gjatë këtyre ndryshimeve që do të bëni, por asgjë që s’ndreqet. Mërkuri do të jetë në prapavijë gjatë gjithë muajit; praktikisht nis më 7 korrik deri në 31.

Gjatë korrikut do të shihni se të vendosësh çfarë është e vërtetë dhe çfarë ëndërr nuk është edhe aq e thjeshtë. Siç thotë një shprehje, nëse ke dyshime mos bëj asgjë. Mjegulla do zhduket në gusht, prandaj do ta keni më të thjeshtë të merrni vendime muajin tjetër.

Eklipsi tjetër, ndodh në 16 korrik dhe do ta çojë gjithë vëmendjen tuaj drejt karrierës. Jo të gjithë Dashët do t’i ndjejnë këto eklipse, por gjithsesi mënyra më e mirë për të manovruar këtë periudhë është të shmangni marrëveshjet. Mos firmosni asgjë.

Përpiqu të njohësh limitet e tua dhe mos shpenzo më shumë nga ç’përballon. Përsa i përket dashurisë, më 9 korrik mund të keni një mosmarrveshje me partnerin tuaj. Atij ndoshta nuk do t’i pëlqejë një vendim i juaji në lidhje me shtëpinë. Nëse keni fëmijë dhe duhet të shpenzoni për ta, mos u mendoni 2 herë.

Gjatë këtij muaji, Marsi do të jetë në Luan, gjë e cila paralajmëron se jeta juaj dashurore do të fillojë të lulëzojë. Nëse po përpiqeni për një fëmijë, këtë muaj mund të diskutoni qetësisht. Eklipset do t’ju bëjnë më shumë të ndjeshme sepse mbyllin një cikël për të hapur një tjetër.

Bëni kujdes nga konfliktet. Të debatoni me shefin, klientët apo kolegët nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë. Mos u habisni nëse papritur largoheni nga puna aktuale, diçka më e mirë mund të shfaqet në horizont.

Mund të takoni dikë me shumë pushtet, që ndonëse qëndron në hije, do t’ju mbështesë që të bëni progres në karrierën tuaj.

Për ta përmbledhur, ky muaj do të jetë i mbushur me lajme të reja për ju. Nëse jeni me dikë, lidhja juaj do të shkojë në një tjetër nivel. Nëse jeni vetëm, këtë muaj do të keni shanset më të mira për të njohur dashurinë e vërtetë.

Demi

Do të jeni duke udhëtuar gjatë korrikut, por me Mërkurin në prapavijë s’është se do të humbisni diçka të rëndësishme nga jeta e zyrës. Eklipset do t’ju frymëzojnë të bëni gati valixhet dhe të niseni. Është gjëja më e mirë që mund të bëni.

Udhëtimi i parë mund të jetë i shkurtër, spontan dhe shumë i veçantë.Mund të jeni me familjarët tuaj diku pranë detit. Më pas, nga mesi i muajit ju pret një udhtim më i gjatë, diku mes malesh dhe ajri të pastër.

Keni qenë të shpërqëndruar nga puna, por është koha të kujdeseni për veten dhe nëse keni fëmijël, të kaloni më shumë kohë me to. I ke munguar atyre!

Eklipsi Hënor i 16 korrikut në Bricjap lidhet sërish me udhtmet, por kësaj here mund të jetë për çështje pune. Çështjet ligjore apo një projekt i caktuar mund të jetë drejt finalizimit të tij.

Gjatë këtij muaji mund të përballeni me një mosmarrveshje në familje për çështje pronash. Ose, nëse jeni duke i divorcuar, mund të mos bini dakord me ish-partneren përsa i përket çështjeve financiare.

Paratë dhe çështjet familjare janë në një moment kritik dhe po sjellin shumë ndryshmime të shpeshta emocionale. Mos merrni vendime të shpejta dhe mendohuni mirë para se të përgjigjeni. Merrni kohën që ju duhet që më tej,të vendosni me zgjuarësi.

Karriera do të shkëlqejë sërish në gusht, kështu që mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë për mrekulli.

Binjaket

Bëhuni gati për ndryshime në burimet tuaja financiare dhe kjo falë eklipsit të 2 korrikut. Mund të ndryshoni vendin e punës, mund të ngriheni në detyrë, ose nëse jeni i vetëpunësuar, do të takoni një klient të rëndësishëm. Vetëm kujdes! Merrni gjithë kohën që ju duhet për t’u siguruar që këto ndryshime do të jenë efektive.

Ju mund të hiqni dorë nga një burim të ardhurash, por kjo s’do të thotë që situata financiare do të përkeqësohet. Ndoshta do të keni nevojë të këshilloheni me dikë që i njeh mirë financat, në mënyrë që të bëni kursimet dhe shpenzimet e duhura.

Me pak fjalë, i gjithë ky muaj do të rrotullohet rreth financave tuaja. Neptuni do të jetë i pozicionuar shumë bukur në eklipsin e 16-të korrikut, kështu që mund të merrni një ofertë nga ndonjë televizion apo të jeni pjesë e ndonjë reklame. Kjo do t’i rrisë edhe më të ardhurat tuaja.  Gjatë korrikut, Mërkuri do të jetë në prapavijë, kështu që axhenda juaj do të jetë e mbushur me vonesa dhe punë që shtyhen.  Organizoni një udhtim të vogël jashtë qytetit. Zgjidhni një vend me diell dhe kushtojini më shumë kohë familjes.

Ky muaj mund t’ju gjejë duke u përgatitur për ndonjë ndërhyrje, kështu që duhet të telefononi kompaninë tuaj të sigurimit që procedura të shkojë siç duhet.

Në punë, dita më e mirë është 25 korriku, por kujtohuni të mos firmosni asgjë derisa Mërkuri të kthehet nga prapavija.

Gaforrja

Ky do të jetë një muaj i fuqishëm me dy eklipse-një në Gaforre dhe një në Bricjap. Këto eklipse do të theksojnë dëshirat tuaja personale dhe ato të partnerit tuaj (qoftë ai në jetën personale apo në atë profesionale).

Eklipsi i parë, më 2 korrik do të hapë dyer të reja që do t’ju detyrojnë të shihni përpara. Urani, planeti i surprizave do të sjellë lajme të papritura që me shumë gjasa do të vijnë nga një mik i mirë që keni. Me shumë mundësi, do të merrni një ftesë për të qenë pjesë e një eventi social që përfshin si të mëdhenjtë edhe fëmijët. Aty, mes gjithë të ftuarëve, do të takoni dikë që do të jetë shumë i rëndësishëm në projektet e të ardhmes.

Dukeni gati për të marrë përsipër përgjegjësinë e radhës! Mund të jeni duke u martuar apo drejt përfundimit të një objektive të finalizuar me sukses. Arritjet tuaja tani dhe ato të 18 muajve në vazhdim do të formojnë themele të forta të jetës suaj teksa ecni përpara.

Eklipsi i 16 korrikut do të kërkojë një organizim të mirë të gjërave. Mos merrni vendime finale për momentin, edhe pse duket sikur po ju presionojnë që ta bëni këtë. Negocioni për të marrë sa më shumë kohë të jetë e mundur dhe mendoni gjatë.  Do të ndjeni paksa tension këto muaj sepse Urani është në kënd të vështirë me Marsin, gjë e cila do të sjellë disa ndryshime në karrierën tuaj. Duhet të uleni dhe të merreni pak me financat tuaja, pasi ato janë të parat që do të preken nga këto ndryshime.

Kushtoji vëmendje shëndetit pasi e keni lodhur veten më shumë se ç’duhet.

Pavarësisht si duken financat tani, ndihma është në anën tuaj dhe provën e parë të kësaj do ta shihni më 25 korrik. Mërkuri do të jetë në prapavijë që nga data 7 deri në 31 korrik dhe këtë periudhë do të jeni jo pak konfuzë. Jepini kohë vetes për të menduar. Ajri mund të jetë i mbushur me pluhur dhe do ta keni të vështirë për ta parë rrugën që keni para. Mos harroni, kur diçka mbaron, një kapitull i ri është gati për të nisur.

Luani

E filloni muajin në formën e duhur. Marsi është në shenjën tuaj, gjë e cila ju jep kontroll mbi ngjarjet që ndodhin. Gjithashtu këtë muaj, eklipset e shpejta do të shkaktojnë ndryshme rreth jush.

Eklipsi i parë, në Gaforre nis në 2 korriki dhe do të lidhet me shtëpinë tuaj të sekreteve. Kjo do të thotë që gjëra që janë mbajtur të fshehta nga ju, do dalin në sipërfaqe. Do të ndiheni mirë kur t’i mësoni këto informacione, por gjithsesi e vërteta është e vështirë për t’u dëgjuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër, ky eklips do t’ju sjellë lajme të shkëlqyera që lidhen me profesionin tuaj. Mund të rriteni papritur në detyrë apo të arrini objektivat që prej kohësh i keni vënë vetes.

Këtë periudhë puna do të jetë e ngarkuar për shkak të zhvillimeve të reja që po ndodhin. Kompesimi i lodhjes do t’ju kënaqë gjithsesi.9, 10 dhe 11 korriku do të jenë ditë të vështira, kështu që mos jepni intervista, prezantime apo takime të rëndësishme.

Ndryshimet që eklipset shkaktojnë mund t’ju bëjnë paksa të tensionuar, por qetësohuni se s’ka asgjë që nuk do të shkojë siç doni ju.

Për çdo gjë që do të mesoni gjatë korrikut dhe ditët e para të gushtit, mos nxitoni t’u përgjigjeni menjëherë. Dëgjoni dhe merrni kohën që ju duhet për t’u përgjigjur.

Përsa i përket jetës romantike, fundi i korrikut do të zgjojë dëshirën për dashuri!

Virgjeresha

E dashur Virgjëreshë, jetoni gjithë kënaqësitë që do t’ju sjellë korriku. Mërkuri do të jetë në prapavijë gjithë muajin, por do të ndjeni që gjërat ngadalësohen më herët se 7 korriku. Nuk është aspak mendim i mençur të merrni vendime, kështu që nëse keni diçka për të firmosur lëreni për në gusht.

Këtë muaj do të jeni më sociale se kurrë. Një mik/mikeshë do të ketë nevojë për ndihmën tuaj dhe sigurisht, ju do të jeni aty për të. Bëni kujdes të mos premtoni më shumë gjëra nga ç’mundeni të bëni.

Nëse premtoni të bëni një punë vullnetare, mendojeni mirë- do të jetë zhgënjyese nëse s’jepni nivelin e mbështetjes për të cilën u zotuat në fillim.

Në fillim të muajit do të merrni një surprizë,që lidhet me sektorin e shoqërisë, kështu që me shumë gjasa mund të vizitoni jashtë vendit një mik të mirë.

LEXO EDHE:  HOROSKOPI javor/ Surpriza të mëdha ju presin javën e parë ndërrimit të viteve, zbuloni kush do jenë shenjat më me fat

16 korriku do t’ju kërkojë të merrni një vendim të rëndësishëm rreth personit me të cilin jeni aktualisht, apo një vendim tjetër që lidhet me fëmijët. Nëse keni fëmijë, doni se s’bën të bëni diçka të veçantë për ta.

Dukeni paksa të frikësuar nga hapat e mëdhënj, por s’duhet të jeni. Është vetëm një kapitull i ri në jetën tuaj private. Aktualisht financat janë të kënaqshme, por sigurisht ju kërkoni gjithnjë e më tepër nga puna juaj.

Mund të jeni duke planifikuar për të blerë një pronë apo për të rinovuar diçka tuajën, por gjykojini me kujdes këto ide pasi Mërkuri të jetë kthyer në vijë të drejtë. Gjatë korrikut bëni kërkime, por mos merrni vendime finale, të paktën deri në muajin e ardhshëm. Dita më e mirë për të bërë bisedime rreth një shtëpie a një çështjeje si kjo është 8 ose 21 gushti.

Sapo gushti të mbërrijë, do të merrni frymë lirisht dhe do të planifikoni gjëra për shtatorin dhe më tej.

Peshorja

Ndryshime në karrierë po vijnë dhe duket se janë masive. Mbajeni telefonin të karikuar për t’ju përgjigjur çdo surprize. Lajmet e reja janë emocionuese, kështu që mos qëndroni shumë larg shtëpisë këtë muaj dhe përpiquni të dukeni më të bukur se kurrë.

Detyra e re në punë vjen me përgjegjësi më të mëdha , kështu që parashikohen orë më të gjata pune, por dhe rrogë shumë e kënaqshme. Mund të ndiheni pak konfuzë në lidhje me pozicionin tuaj të ri, por është krejt normale. Mërkuri do të jetë në prapavijë, prandaj shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme. Gjithë korrikun do ta kaloni duke u orientuar me detyrat dhe njerëzit e rinj që do të takoni.

Përveç punës, do të shihni që ndryshime të mëdha do të ketë edhe në shtëpinë tuaj. Zhvillimet që po bëhen aty, kërkojnë vëmendjen tuaj, kështu që mos u kurseni.

Miqtë do të luajnë një rol shumë më të rëndësishëm në jetën tuaj këtë muaj dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Ata do të jenë relaksi dhe qejfi pas një muaji të lodhshëm. Do të merreni urgjent me jetën tuaj sociale, dhe do t’i përkushtoheni më shumë atyre.

Në fakt, gjysma e parë e gushtit do të jetë periudha ideale për t’u socializuar dhe për të marrë pjesë në evente me grupe të mëdha njerëzish. Emocione dhe shpresa të reja ju presin!

Akrepi

Është korrik dhe bateritë mund të jenë duke ju rënë. Mërkuri do të jetë në prapavijë pothuajse gjithë muajin, kështu që asnjë vendim i rëndësishëm s’duhet të merret.  Është koha ideale për të bërë një pushim. Prilli, maji dhe qershori ishin muaj të ngarkuar dhe gushti do t’ju sjellë lajme të reja që lidhen me punën tuaj, kështu që pushoni tani.

Ky fund muaji do t’ju sjelë ndryshime të papritura që mund të lidhen me partnerin tuaj të biznesit ose një bashkëpunëtor.Urani është në anën tuaj dhe do t’ju sjellë fat të mirë. Do ta shihni këtë, kur gjërat t’ju shkojnë siç duhet.

Para se të mbyllet korriku bëni një udhëtim të largët, diku afër detit ose në një vend të qetë.Gjithsesi, edhe gjatë kohës që jeni me pushime, antenat mbajini të drejtuara nga puna dhe lajmet që do të merrni rreth saj.

Eventet do të shtohen edhe më gjatë rrugës suaj. Më 16 korrik do të ndiheni të presionuar për të firmosur një kontratë, por rezistoni deri muajin tjetër. Këte periudhë, asgjë nuk shihet qartë, kështu që mendohuni mirë.

Informacionet e sakta dalin gjithnjë në sipërfaqe pas eklipseve, prandaj prisni. Ditën e fundit të muajit, do të keni një tjetër Hënë të Re (nuk është një eklips). Kjo Hëne e Re do t’ju sjellë mundësi të reja që duhet t’i shfrytëzoni. Qëndroni i fokusuar dhe besoni tek vetja.

Shigjetari

Financat tuaja do të ndryshojnë ndjeshëm gjatë muajit korrik, duke reflektuar objektiva dhe prioritete të reja. Do ta gjeni veten teksa realizoni disa përllogaritje të shpejta matematikore përgjatë eklipsit diellor të hënës së re të 2 korrikut. Krejt papritur do të lindë nevoja për të shlyer një pagesë/detyrim të kushtueshëm.

Edhe pse në shumë momente do të ndjeni panik, mos e humbni shpresën; planetet do të vihen në lëvizje për t’ju ndihmuar! Ahtu si nga hiçi mund t’ju vijnë në duar disa para, qoftë dhuratë nga dikush ose trashëgimi.

Eklipsi i dytë i datës 16 do të çojë në finalizimin e çështjeve monetare. Mos nënshkruani asnjë letër pa shkuar data 7, përndryshe diçka mund të shkojë keq. Bëni durim, jepini kohë vetes. Periudha më e favorshme për të firmosur një kontratë është data 8- 21 gusht.

Nëse gjendeni në një situatë divorci dhe ju duhet të ndani pasurinë, e mira është të merrni vendime fill pas ardhjes së gushtit. Këtë muaj vështirë të bini dakord! Një javë pas 16 korrikut do ndiheni vetvetja dhe shumë më mirë. Kushedi, ndoshta gjeni një paketë turistike të arsyeshme dhe arratiseni diku larg.

Merrni në konsideratë një ndryshim të mundshëm. Një model i ri flokësh apo shndërrim total i stilit të të veshurit. Kurrë nuk i dihet ç’ju pret ndaj bëhuni gati për risi!

Bricjapi

Këtë muaj do të gërrmoni në marrëdhënien tuaj dhe do vendosni nëse keni në plan ta vazhdoni për ta shpënë në një tjetër nivel apo jeni të palumtur prej saj dhe thjesht do i jepni fund. Ky lloj reflektimi do të vijë si pasojë e dy eklipseve, njëri më 2 dhe tjetri më 16 korrik, që do të nxjerrin në dritë informacione për të cilat nuk keni qënë kurrë në dijeni.

Në eklipsin diellor të hënës së re të 2 korrikut, vëmendja juaj do të përqëndrohet te njeriu i zemrës. Po kështu, ky eklips mund të tërheqë vëmendjen tuaj dhe të lindë dëshirën për një marrëdhënie, raport pune (biznesi) me një agjent shitjesh, menaxher, publicist apo shkrimtar. Pritet të nënshkruani një kontratë me rëndësi.

Mund të lindë nevoja për shlyerjen e një kredie bankare, para për një kapital sipërmarrjeje, hipoteke e të tjera, çfarë mund të lindë mosmarrëveshje mes jush dhe partnerit, në lidhje me paratë.

Siç mund ta shihni, kjo periudhë do shoqërohet me shpenzime të mëdha. Nëse do të ndryshoni mënyrën e jetesës, do martoheni ose do bëheni me fëmijë, shpenzimet janë mëse të pritshme. Problem është se krejt papritur mund t’ju duhet të hidhni një dorë të majme parash për të mbyllur x problem, gjë që do nxehë gjakrat me njeriun e jetës. Diskutime të ashpra monetare priten gjatë datave 11- 29.

Fundin e muajit do të keni mundësi ta merni veten duke fituar një shumë të mirë në fare pak ditë. Sigurisht shpenzimet nuk do mungojnë, por të paktën do të keni para për t’i shlyer. Ngushëllohuni me faktin që gushti do të jetë shumë më i mirë me ju përsa i përket anës financiare.

Ujori

Këtë muaj do t’i kushtoni rëndësi njerëzve të zyrës suaj, që mendoni se janë në të njëjtin nivel me ju. Një punëtor i besuar, krejt papritur do japë dorëheqjen, çfarë do t’jua vështirësojë punën për të gjetur dikë tjetër. Po kështu mund të merrni vesh që dadoja e fëmijës suaj ka në plan të largohet. Çfarë mund të bëni ju në një situtë të tillë? Konsultohuni me miqtë, ata do të kenë këshillat më të mira për ju. Po kështu është e mundur që një klient i ri të vijë me një prezantim fantastik që do t’ju dhurojë një eksperiencë pune të vyer. Për këtë arsye pritet të jeni tepër produktivë në punë.

Si rezultat i eklipsit diellor të 2 korrikut mund të gjeni një punë të re, të ngjashme me të mëparshmen. Mund t’ju vijë mundësia pë të punuar në një projekt lidhur me artin, muzikën, kinematografinë ose filmin.

Nëse nuk ndërroni punë por qëndroni aty ku jeni, do të dalin në dritë të diellit strategji të liga dhe kurthe të thurura ndaj jush. Do zbuloni hiprokrizinë e dikujt që gjatë gjithë kësaj kohe jua ka punuar mbrapa krahëve. Ndonëse pritet të zhgënjeheni tejmase, dijeni se e gjitha kjo vjen nga një univers dashamirës që përpiqet t’ju mbrojë dhe hapë sytë.

Përsa i përket marrjes së vendimeve madhore, e mira është të prisni. Reflektoni, meditoni, bëjini llogaritë dhe në fund jepni po- në ose jo- në tuaj. Me personin e zemrës ose dikë të ri do ndiheni aq mirë sa do t’ju lindë dëshura për t’i bërë gjërat zyrtare.

Peshqit

Eklipsi i parë, ai i datës 2 korrik do t’ju gjejë të fokusuar te ndjesitë, emocionet dhe romanca. Kështu pritet një risi përsa i përket stilit tuaj të të jetuarit dhe hapjes së një shtegu të ri, që do sjellë mundësi të tjera. Ndaj ose do lidheni akoma më shumë me njeriun e zemrës ose për shkak të mospërputhjes dhe mungesës së lumturisë do t’i jepni fund.

Nuk përjashtohet mundësia e një shtatzënie, mund të mbeteni shtatzënë ose të zbuloni në vijim se jeni duke pritur një fëmijë. Një skenar tjetër mund të jetë edhe ky: një e afërme është shtatzënë ose në prag lindjeje dhe kërkon mbështetjen tuaj për kujdesin e foshnjes.

Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të një projekti kreativ që do nxjerrë në pah imagjinatën tuaj. Në eklipsin e dytë, atë të 16 korrikut do t’ju tërheqë vëmendjen dikush (mik, familjar) tepër mbytës në jetën tuaj. Do kuptoni se manipulimet, urdhrat apo mashtrimet e tij/saj nuk janë aspak të drejta.

Ditët e afërta me datën 11 korrik nuk janë fort të favorshme për udhëtime. Prezenca juaj do të jetë tepër e nevojshme në punë ose familje. Megjithatë, muaji do mbyllet si mos më mirë. Më 31,  do të merrni një lajm të gëzueshëm përsa i përket kontratave, çmimeve ose një projekti që do të rrisë reputacionin tuaj. Sidoqoftë përpara se të nënshkruani ndonjë dokument, konsultohuni me avokatin./Burmi:Anabel.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  HOROSKOPI javor/ Surpriza të mëdha ju presin javën e parë ndërrimit të viteve, zbuloni kush do jenë shenjat më me fat

LEXO EDHE:  Horoskopi i javës 7-13 Janar

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i javës 7-13 Janar

LEXO EDHE:  HOROSKOPI javor/ Surpriza të mëdha ju presin javën e parë ndërrimit të viteve, zbuloni kush do jenë shenjat më me fat

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: