Connect with Us

Fakte/ Ilir Meta presidenti i Sorosit në Tiranë

Aktualitet

Fakte/ Ilir Meta presidenti i Sorosit në Tiranë

Publikuar

-

Presidenti i vendit, Ilir Meta u shfaq dje në ekranet televizive, duke bërë një show antiamerikan, apo më tepër një sulm ndaj ambasadave të vendeve partnere në Shqipëri.

Ai foli hapur për një komplot, që sipas tij ndërkombëtarët po bënin ndaj Shqipërisë. A thua se ishim në kohën e diktaturës, ku Meta po na shfaqte rrezikun anglo-amerikan për Shqipërinë. Fjala e Metës, qëndrimet etij sollën një ekzaltim të opinionit publik dhe kryesisht të militantëve të Partisë Demokratike, të cilët sot gjenden të plagosur dhe të drobitur nga dështimi i politikave të kryetarit të kësaj partie, Lulzim Basha.

Janë të zhgënjyer me fjalët e tij me shpresën se Edi Rama do të binte me 30 qershor dhe se ky do t’i fitonte zgjedhjet, por edhe Rama nuk iku në 30 qershor, Basha nuk i fitoi zgjedhjet, dhe zgjedhjet u zhvilluan. Edhe Presidenti ynë duket se është në fazat e “rroitjes”, si politikan.

Ilir Meta artikuloi disa akuza ndaj manjatit George Soros, miliarderit shpesh shumë i akuzuar në Shqipëri, se përdor skema për të vendosur dhe për të sjellë në pushtet format e partive liberale apo ish-komunistë, të cilët më pas duke abuzuar me pushtetin, kapin gjithçka dhe drejtojnë vendin për interesa korruptive.

Por, Ilir Meta që fliste kundër Sorosit dje, është presidenti i “Soros”. Kushdo që ka pak memorje politike le të kthehet dy vite pas, kur Ilir Meta u zgjodh president.

Në atë kohë, Partia Demokratike ishtë në çadër dhe Lulzim Basha akuzonte George Soros për komplote apo grupet e lobimit rreth tij.

Akuzonte kryeministrin Rama, i shtrinte dorën Ilir Metës dhe ky i gënjente, qëndronte jashtë çadrës dhe nuk i shkoi kurrë.

Në fund, Lulzim Basha u detyrua të shkonte të ulej me Edi Ramën, të bënte një marrëveshje, e cila ende edhe sot ka shumë pikëpyetje dhe shumë paqartësi. E vërteta ende nuk është zbardhur.

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Në atë kohë, kur demokratët sërish përplaseshin me Edi Ramën, me votat e njerëzve të Sorosit, të Edi Ramës që ai akuzoi, Ilir Meta u bë president.

Pra, ky president që na bën rolin e një antisorosiani të madh, është president i zgjedhur me votat e njerëzve të Sorosit. Shumë prej njerëzve të PS-së që janë atje deputetë, janë njerëzit e Sorosit, që votuan për Ilir Metën president. Ashtu sikundër njerëzit e këtij grupimi kanë trajnuar dhe lobuar fort me LSI-në, partinë e presidentit tonë, gjatë kohës që ai ishte kryetar Kuvendi.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr fotografitë që lidhin Partinë Socialiste me krimin

Pra, me pak fjalë Sorosi e ka zgjedhur president. Nga njëra anë, Ilir Meta që sulmon Sorosin dhe këtej bën rolin e njeriut të ndershëm dhe kërkon të gjejë një komplot amerikan, se ndoshta për Soros ka edhe të drejtë, nga ana tjetër është një instrument i keqpërdorur i Soros. Është njeriu që në vitin 2013 bashkëpunoi me Edi Ramën, me organizatat e Sorosit për të sjellë Rilindjen në pushtet. Dhe këtë e ka bërë gjashtë vite më parë. Kurse sot del e flet kundër amerikanëve, kundër Sorosit, ndërkohë që është po i njëjti njeri që solli Rilindjen dhe Sorosin në pushtet, në Shqipëri.

Prandaj, kjo maska e Ilir Metës, që një herë e vë të bardhë e një herë të zezë, një herë e vë si majmun e një herë e vë si luan, nuk është se e beson më ndonjë shqiptar. Thjeshtë dhe vetëm gjuha e tij e ashpër, e cila dukej si gjuha e Bashës para zgjedhjeve, i jep pak shpresë disa militantëve të shkretë demokratë, të cilët e kanë harruar se kush është Ilir Meta. “Banditi” që vidhte votat në vitin 2001, njeriu që vodhi floririn, një miliarder, ndërkohë që dje ishte një “brek grisur”.

Ky është Ilir Meta i vërtetë, njeriu që tradhëtoi socialistët dhe shkoi u fut në shtratin e demokratëve. Më pas i tradhëtoi demokratët dhe i nxori ata në opozitë, për të sjellë më pas Rilindjen dhe bandat e saj në pushtet. Njeriu që akuzon për kriminalizim të pushtetit, është vetë një i tillë.

A nuk është ai bashkëpunëtori i “krimit” të Edi Ramës në 2013 dhe bandave të tij për të ardhur në pushtet?

A nuk është ky Ilir Meta, që u bë president me votat e po këtyre kriminelëve dhe bandave të Edi Ramës dhe deputetëve të Sorosit?

Prandaj, njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën. Kështu ëshrë rasti i Ilir Metës me Edi Ramën, pushtetit të tyre dhe lidhjes që ata kanë me Soros.

Prandaj teatrot e shëmtuara të një aktori të dobët politik, në grahmat e tij të fundit, vështirë se e beson më kush.

Presidenti i Sorosit, thjeshtë ka një lojë djallëzore për të shpëtuar lekurën e tij pas 6 vite zhgërryerje dhe bashkëpunim politik me Soros. Është njësoj si një pristitutë e përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet.

Ilir Meta është thjeshtë “dashnori” dhe njeriu që ka përfituar po aq shumë sa Edi Rama nga Soros dhe njerëzit e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron një viktimë dhe 221 raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 221 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,160 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Prishtina.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 4 gusht janë shëruar 21 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 888.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,844 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,268 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Meta tregon pse iku nga PS/ Zbulon kërkesën e Fatos Nanos: Donte të bëhej President

LEXO EDHE:  U nda nga jeta katër vite më parë/ Meta përkujton Dritëro Agollin: Na mungon!

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 14,616 persona. Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 162,807, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 460,297./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori një moratorium të ri kundër dëbimit nga banesat deri më 3 tetor, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të zbusë kritikat nga progresistët se ka lejuar dëbimin nga banesat të banorëve në kushte të vështira gjatë pandemisë.

Moratoriumi i njoftuar të martën mund të ndihmojë miliona vetë të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, në një kohë kur vazhdon përhapja e variantit delta dhe shtetet nuk kanë vepruar me shpejtësi për të ndarë ndihma. Masa ndalon dëbimet nga banesat në komuna me “nivele të konsiderueshme dhe të larta” të përhapjes së virusit gjë që përfaqëson zona ku banon 90% e popullsisë amerikane.

Ky veprim përfaqëson një ndryshim qëndrimi nga administrata aktuale, e cila gjatë fundjavës lejoi skdimin e moratoriumit të mëparshëm duke thënë se zgjtja e tij nuk lejohej në bazë të një vendimi të Gjykatë së Lartë. Kjo shkaktoi një hendek të thellë mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve progresistë, të cilët këmbëngulin se qeveria federale duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar rreth 3.6 milionë amerikanë që të mos humbasin shtëpitë gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:  U nda nga jeta katër vite më parë/ Meta përkujton Dritëro Agollin: Na mungon!

LEXO EDHE:  FOTO-Dështimi i marrëveshjes Rama-Basha/Shihni si i janë vërsulur njerëzit kryeministrit

Në komente të martën nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të peshonte opsionet. Por dukej që presidenti nuk ishte plotësisht i bindur se moratoriumi do t’u rezistonte padive lidhur me kushtetutshmërinë, duke thënë se kishte kërkuar mendimin e ekspertëve lidhur me ligjshmërinë.

Presidenti shtoi se edhe nëse moratoriumi kundërshtohet me padi gjyqësore, gjithsesi do t’u japë ca kohë shtesë shteteve dhe komunave të aktivizojnë miliarda dollarë ndihma për banorët e tyre në rrezik dëbimi nga banesat.

Zyrtarët e administratës kishin thënë më parë se Gjykata e Lartë nuk i kishte lejuar të vendosnin një moratorium të ri pa mbështetjen e Kongresit. Kur Gjykata e Lartë lejoi zgjatjen e moratoriumit të mëparshëm në korrik, gjykatësi Brett Kavanaugh shkroi se zgjatje të mëtejshme kërkonin akt nga Kongresi.

Por të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksoi ritmet e ngadalta të ndarjes së ndihmave në nivel komunal si arsye për moratoriumin e ri.

Presidenti Biden këmbëngul se shtetet kanë sasi të mjaftueshme ndihmash federale që duhen përdorur nga autoritetet lokale në ndihmë të personave në nevojë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtar i bandës së Cërrikut që vranë gardistët në 1997/ Esktradohet nga Greqia Bashkim Buzani

Publikuar

-

Nga

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është  krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.

Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

LEXO EDHE:  Rama mbyll fasoneritë dhe qendrat call center/ Nëse i kapim në shkelje do marrin përsipër kostot

LEXO EDHE:  Rama mbyll fasoneritë dhe qendrat call center/ Nëse i kapim në shkelje do marrin përsipër kostot

 Rrethanat e ngjarjes

Sipas Policisë, në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.

Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër.

Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të strukturuar kriminal prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE