LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhi mesazhet me Ramën/ Meta kërkon të shpëtojë Bashën nga shkarkimi

2 Korrik 2019, 13:22, Aktualitet CNA
Zbardhi mesazhet me Ramën/ Meta kërkon të shpëtojë

Presidenti Ilir  Meta, gjatë konferencës së sotme për shtyp, zbardhi mesazhet që i kishte dërguar kryeministri Edi Rama.

Sipas Metës, Rama i shkruante se pas zgjedhjeve lokale Basha nuk do ishte më në krye të PD, ndërsa pasi të mbaronte mandatin e Presidentit nuk do të gjente më gjurmë të partisë së tij, LSI.

Pas kësaj nuk kanë munguar reagimet nga mazhoranca.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi,me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se Meta i publikoi mesazhet, për të shpëtuar kreun e PD -së, nga shkarkimi.

?Meta publikoi mesazhet e Ramës për të mbrojtur Bashën nga shkarkimi në PD?, shkruan Koçi në rrjete sociale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga