LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasje të vogla/ Rashel tregon sekretet e Merves dhe Serhanit, ja ç’do ndodhë sot

2 Korrik 2019, 06:18, Lifestyle CNA
Vrasje të vogla/ Rashel tregon sekretet e Merves dhe Serhanit, ja

Enver i propozon Arzus të dalin bashkë. Merve vendos të organizojë një festë për ditëlindjen e Milës. Pelin i tregon Burxhus se Merve i tregoi Mehmetit që raporti ishte fallco. Arzu darkon me Enverin. Mehmet e kalon darkën me fëmijët dhe pret Arzun. Arzu kthehet në shtëpi dhe i thotë Mehmetit se ndodhej me të dashurin e saj. Rashel jep dëshminë e saj në komisariat dhe i tregon komisarit çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Merves.

Rashel tregon se Burxhu dhe Pelin ishin shumë kurioze për jetën e Merves ndërsa Serhani nuk kishte marrëdhënie të mira me nënën e tij. Ajo tregon që Serhani në fillim ishte shumë nervoz por disa kohë më vonë filloi të ishte i lumtur. Rashel një natë e kishte përgjuar duke folur në telefon dhe e kishte kuptuar që ai ka një femër tjetër. Merve organizon një festë të madhe për ditëlindjen e Milës. Serhan e kritikon Merven. Ajo e pyet se kush është e dashura e tij. Serhan nuk i tregon dhe bëhet nervoz. Serhan vendos të qëndrojë në festë për shkak të Milës. Pelin bind Arzun që të shkojnë në festën e Merves.

Lajmet e fundit nga