LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë burri i Monikës, ti gruaja e Bilalit”/ Meta tallet keq me Ramën

2 Korrik 2019, 09:44, Aktualitet CNA
“Unë burri i Monikës, ti gruaja e Bilalit”/ Meta tallet

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka propozuar si zgjidhje për krizën politike, që në 13 tetor të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet për president.

Por, Meta është tallur keq edhe me kryeministrin Rama, ndërsa i kujton, kohën që Rama ishte në opozitë, kur me një biznesmen shqiptar mori pjesë në një takim me ish-presidentin e SHBA, Barack Obama.

Mazhoranca e asaj kohe, e akuzoi Ramën se është paraqitur në takim tek Obama, si ?bashkëshortja? e Bilal Shehut, ku ky i fudit pagoi 80 mijë dollarë, që Edi Rama të hynte ishte në të njëjtën sallë me Presidentin Obama, në mënyrë që të fotografohej me të.

Duke iu përgjigjur kritikave, se ai është në konflikt interesi për shkak të është bashkëshorti i bashkëkryetares së opozitës, Monika Kryemadhi, Meta sot tha se ?Kush më thotë mua burri i Monikës, unë i them gruaja e Bilalit. Mua nuk më intereson Monika, unë jam president?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga