LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi i Paskal Milos/ Si nuk na lejuan ambasadorët të arrestonim Sali Berishën

2 Korrik 2019, 21:44, Aktualitet CNA
Rrëfimi i Paskal Milos/ Si nuk na lejuan ambasadorët të

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo i qenë prezent në studion e emisionit ?Open? në TCH ka rrëfyer për herë të parë një histori.

Milo zbuloi se në vitin 1998 në kohën që ai ishte ministër i Jashtëm parlamenti u mblodh për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Sipas Milos kanë qenë ndërkombëtarët të cilët njëzëri i kanë thënë që nëse arrestohet Berisha do t?i priten ndihmat nga jashtë Shqipërisë.

?Pas grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetin të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian. Thuajse njëzëri më tha se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do u ndërpresim të gjitha ndihmat?,-tha Milo./CNA.al

Lajmet e fundit nga