LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Para të madhit e prapa kalit..”/ Nora Malaj tallet keq me Elisa Spiropalin

2 Korrik 2019, 17:26, Aktualitet CNA
“Para të madhit e prapa kalit..”/ Nora Malaj tallet keq me

Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali e cila ?lëshoi gjuhën? ndaj Presidentit Meta.

Si ish mësuesja e saj, Malaj i jep disa këshilla  kësaj të fundit ndërsa shkruan se ?që në adoleshencën të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm?.

Postimi i plotë

Nje këshillë për ish-nxënësen time Elisa !( Spiropali)

Elisa , si mësuesja jote , që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: ?Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro! ?

Kujdes , se fjala kocka nuk ka , por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje , të bënë të ndjesh dhimbje.

Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë.

Jeta është e gjate bija ime, por duhet jetuar me dinjitet , jo me gjuhen e rrugës dhe rrugaçerisë.
Kjo ishte një këshille per ty pas kësaj maskarade zgjedhore ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjsi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga