LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj, dështaku i PS-së/ Qytetarët i tregojnë vendin  

2 Korrik 2019, 11:54, Aktualitet CNA
Erion Veliaj, dështaku i PS-së/ Qytetarët i tregojnë vendin

Erion Veliaj ka fituar një tjetër mandat për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit edhe për katër vitet që vijnë. Me të përfunduar numërimi i votave, Veliaj nuk vonoi të reagonte në rrjetet sociale, duke u shitur si ?triumfator? i madh.

Por, po të kthehemi pas në kohë dhe të analizojmë faktet, ?djali punëtor? i Rilindjes, duket të jetë një dështak i saj.

Pavarësisht se fitoi një garë, ku përballë kishte një rival, i cili bëri një fushatë modeste. E për më tepër, që nuk pati kurrë hapësirë mediatike dhe fushata e tij u izolua nga Veliaj nepërmjet kontrollit që ka mbi mediat, ky i fundit rezulton me më pak vota sesa katër vite më parë.

Nga viti 2015, PS ka një rritje në votat e saj, ndërsa Erion Veliaj si asnjë kandidat tjetër ka rreth 10 mijë vota më pak.

CNA.al sjell më poshtë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2015, ku Erion Veliaj ka marrë 160, 235 vota, ndërsa në zgjedhjet e e 2017, 152,230 vota.

Por, ndërkohë që vetë PS ka një rritje të votave krahasuar me vitin 2015, Veliaj ka rënie.

Në 2015, PS mori 66.65 % të votave për Këshillin Bashkiak të Tiranës, në zgjedhjet e dy ditëve më parë, PS mori 84.77% të votave./ CNA.al

Bie zia tek Rilindja/ Veliaj më pak vota se në 2015-tën

Lajmet e fundit nga