LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarta e fortë e Nard Ndokës/ Rama vodhi votat e Astrit Patozit

2 Korrik 2019, 14:54, Aktualitet CNA
Deklarta e fortë e Nard Ndokës/ Rama vodhi votat e Astrit Patozit

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit, teksa deklaroi se me rezultatet Rama demaskoi vetën por vodhi dhe Astrit Patozin.

?Ky është moment i krizës tek Partia Socialiste, kur mendon se ke pushtuar çdo gjë. Ky fillim do të jetë dhe fundi i kryeministrit Rama.

Edi Rama pati moralin, guximin, për ta ngjyrosur gjithë Shqipërinë me mavi. Ne nuk i kemi pranuar dhe nuk do i pranojmë këto zgjedhje antikushtetuese.

OHDIR foli qartë me raportin paraprak dhe në vazhdim do të ketë edhe prova të tjera, të grumbulluara dhe nga opozita.

Komisioni Ligjor ka përfaqësuesit e vet në çdo KZAZ. Rama me ato shifra demaskoi veten. Vodhën dhe Astrit Patozin dhe vetën e tyre?- u shpreh Ndoka./CNA.al

Lajmet e fundit nga