Connect with Us

Zgjedhjet vendore/ Shqiptarët meritojnë të vërtetën

Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Shqiptarët meritojnë të vërtetën

Publikuar

-

arian galdini

Dhe e vërteta duhet thënë përtej amokut propagandistik.

Pjesëmarrja e ulët në votime është një çështje e hershme që dëshmon mosbesimin dhe refuzimin e kahkohëshëm të kësaj Klase Politike, të këtij Klubi të Plaçkaxhinjve të Majtë e të Djathtë të Politikës shqiptare.Ka kohë, mbin1 dekadë e gjysëm që pjesëmarrja në zgjedhjet shqiptare mezi endet nën 50%.

Pra le ta themi të vërtetën të plotë. 50% e shqiptarëve në listat e votimit ose janë bojkotues të kahershëm ose janë emigrantë.

Kemi pra vetëm gjysmën e shqiptarëve që ishin dje në përballje me vendimin nëse do shkonin të votonin apo të notonin. Ata që zgjodhën të votonin, nuk zgjodhën as Edi Ramën, as zgjedhjet monopartiake, as diktaturën.

Kjo ishte pjesë e amokut propagandistik të “revolucionarëve”. Mundet që shumica e atyre që votuan ishin socialistë, mundet. Mundet që shumica absolute e tyre ishin pro Edi Ramës, mundet. Por demokracia a e dini pse vlen dhe pse është e bukur?

Sepse ishte së paku 1 votues, 1 qytetar në Republikën e Shqipërisë që nuk pranoi ti shihte zgjedhjet e 30 as si çështje të partive, as të Presidentit, as të Kryeministrit, as të Qeverisë, as të Revolucionit e as të askujt tjetër, përveçse si të së drejtës së tij për të vendosur vetë se çfarë i quan zgjedhjet, çfarë bën me votën e tij/saj, e si e shpreh vullnetin. Demokracia funksionon dhe vlen vetëm brenda natyrës së saj, vetëm me instrumentat e saj.

Demokracia funksionon nëse mbrohet dhe ushtrohet e lirë e drejta e kujtdo për ti menduar gjërat si do e si mundet. Nuk ka Guru e as Udhëheqës në demokraci.

Nuk ka as përkufizues të tjetrit në demokraci.Edhe një qytetar i vetëm ka të drejtë ti mendojë gjërat si do e si mundet. Po nuk u kuptua kjo, atëherë mund të luhet për pushtet, por askush nuk mund të thotë se po lufton për parime e vlera të larta demokratike.

Ti thuash dikujt fasadë, votues të diktaturës, e ku di unë çfarë përkufizimesh të fëlliqta e të liga kam lexuar e dëgjuar dje dhe sot ngado nëpër rrjete sociale e media, dëshmon se ti je vetëm duke numëruar radhët. Pra nuk të interesojnë as idetë e as parimet, por numrat e rreshtit tënd. Dhe kjo vetëm demokratike nuk është. Të vijmë tek unë si individ dhe si Kryetar Partie.

Kam lexuar e dëgjuar akuza pafund këto 5 a 6 muaj revolucion turistik. Më kanë quajtur mercenar, komunist, të shitur tek Edi Rama, fasadë të Edi Ramës e gjithëfarë marrëzie tjetër. Dhe a e dini pse e kanë bërë këtë?

Sepse unë si individ por edhe si qytetar, si pedagog, si prind, e madje edhe si politikan e Kryetar Partie, kam qëndruar fort për idetë dhe parimet që besoj. Ore me shumë gjasa unë mund të jem krejt i vetëm në besimin dhe qëndrimin tim. Ore mua mund të mos më mbështesin në qëndrimin dhe mendimin tim as familjarët e mij, as partia ime, askush. Por a e kam unë të drejtën si qytetar ti mendoj gjërat si dua e si mundem? Kush e vendos sot se kush ka të drejtë në mendimin e vetë? Kush? Ose Gjykata ose Koha.

Asnjë individ tjetër jashtë meje, nuk mund të më përkufizojë mua dhe askënd tjetër. Askush. Askush nuk mund të më përcaktojë, etiketojë apo quajë mua çfarë mendon ai apo ajo, pse unë mendoj ndryshe. Askush. Askush nuk mund të më kufizojë mua lirinë time. Askush.

LEXO EDHE:  Lal Eri si Lal Sherri!

E askush nuk mund të më cënojë mua integritetin tim pse unë mendoj ndryshe. Askush. Liria dhe demokracia funksionojnë për pakicën, për zërin e vetmuar, për njeriun dhe qytetarin e dobët.Të trysnosh, shantazhosh, fyesh, shash, etiketosh një qytetar pse mendon ndryshe, është larg po shumë larg demokracisë dhe lirisë. Edhe i vetmuar po të jem, do ta mbroj të drejtën time dhe lirinë time ti them me zë të lartë gjërat si i mendoj.

E meqë Gjykatat në Shqipëri janë ende në plazh si revolucioni, unë ftoj këdo tia lërë Kohës të drejtën e Gjyqësisë se kush ka të drejtë. Koha do ta tregojë e dëftojë qartazi nëse unë qytetari i vetmuar, jam në të drejtën apo gabuarën. Por qenie të tjera njerëzore mbi këtë tokë, që mund të më thonë se unë jam gabim, nuk ekzistojnë.

Asnjë njeri mbi këtë tokë nuk e ka autoritetin suprem të Gjykatësit Kohë për të më etiketuar apo përkufizuar mua.Të thëna sa më sipër, vij tek argumenti i fundit.

Nëse amoku propagandistik dhe dhuna e shantazhi antizgjedhje i futën dhëmbët e tyre çakallore dhe çizmet e tyre të ndyta edhe tek mua që jam zë publik, politikan, pedagog dhe qytetar i vendosur për të qëndruar edhe i vetëm, si mendoni se ka ndikuar tek qytetarët e thjeshtë? Duhej kurajo e madhe dje për të votuar.

Linçimi publik i bërë dje gjatë gjithë ditës në facebook e ngado, nga operatorët revolucionarë turistikë antizgjedhje, u shndërrua në një peshë të rëndë sa mali për qytetarin e thjeshtë. Qytetari i thjeshtë dhe i ndershëm dje u shantazhua haptazi. 6 muaj molotov dhe dje papushim linçim barbar. Dilema ku u vendos qytetari ishte fatale dhe e papërballueshme për njeriun e thjeshtë dhe halleplotë.

Amoku propagandistik i tha qytetarit të thjeshtë se po nuk votove je me molotivin, ndërsa po votove je me Diktaturën e Edi Ramës. A mundej dje qytetari i thjeshtë dhe i dobët ta merte përsipër këtë vendim-marrje kaq të rëndë shantazhuese mes Molotovit dhe Ed Diktatorit? Sigurisht që jo.

Zgjedhjet e djeshme ishin mes Shilës dhe Karibdës. Edi Rama po vallëzonte e lodronte si Hajdut i shpërblyer Diktator. Ndërsa Opozita po zëvendësonte Molotovin me Linçimin.

Pra dy Diktatura përballë qytetarit. Ky Klub Plaçkaxhinjsh të Majtë e të Djathtë, duke filluar nga Plaçkaxhiu Diktator Edi Rama e deri tek Plaçkaxhinjtë Molotovistë të Opozitës, i vranë zgjedhjet dje me ndërgjegje. Sepse ata janë bashkë. Ata duan luftën që të lejohen të bëjnë dashuri. Janë bashkë.

Pakti u është prishur sepse nuk po i lejon SHBA dhe BE që as të bëjnë dot luftë e as të bëjnë dashuri. Prandaj po e vuajnë shumë këtë pamundësi. Ata janë bashkë, sepse bashkë i vranë zgjedhjet. Por bashkë do ikin. Bashkë. Dje u vranë shqiptarëve zgjedhjet.

Por shqiptarët po dje, me paqen dhe qetësinë e tyre, u vranë plaçkaxhinjve çdo alibi e mundësi për njê Ujdi të re të fëlliqët. Zgjedhjet e djeshme ishin data e skadencës për Klubin e Plaçkaxhinjve. Plaçkaxhiu Edi Rama dhe plaçkaxhinjtë e tij në Rilindje ashtu sikurse edhe plaçkaxhinjtë në Revolucionin Turistik të Opozitës, do takohen shumë shpejt me drejtësinë. SHBA dhe BE do të jenë besnike me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Një kohë e re po vjen./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Berisha në shtegun e Gjarprit

LEXO EDHE:  Gazetari ja thotë copë Bashës/ “Ju s’keni frymë, po mos ishte Berisha …”

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Pak mendime të tërthorta pse shqiptarët nuk mbushin sheshet e protestës!

LEXO EDHE:  Kastriot Myftaraj analizon takimin në Durrës të kryeministrave të Ballkanit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: