Connect with Us

Zgjedhjet vendore/ Basha dhe Rama i interpretojnë si fitore

Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Basha dhe Rama i interpretojnë si fitore

Publikuar

-

Pas përfundimit paqësor të Lokaleve 2019, kryeministri Rama kërkon dialog me opozitën jashtëparlamentare, por kreu i opozitës, Basha sheh largimin e Ramës si kusht për zgjedhje të lira.

Me një pjesëmarrje të ulët, por të qeta dhe paqësore, në Shqipëri përfunduan të dielën (30.06) Vendoret  2019.  Ato janë të parat zgjedhje në Shqipërinë post-komuniste, ku opozita nuk mori pjesë dhe në mbi 50% të bashkive kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent nga 35 partitë e tjera që morën pjesë në garë.

“Vendoret 2019” shihen nga kryeministri Rama dhe mazhoranca socialiste si dhënia fund e heqjes dorë nga mandatet parlamentare dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozitat. Për opozitën jashtë parlamentit, të kryesuar nga PD ato treguan braktisjen e votimit një partiak, si pasojë e pjesëmarrjes së ulët në votimet,”e paligjshme, moniste”.

Sa votues morën pjesë në “Vendoret 2019”?

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, (KQZ) Drilona Hoxha, tha pas mbylljes së votimeve se ” pjesëmarrja e qytetarëve në votim është 21.6% që do të thotë 771 863 votues” nga 3,5 milion votues që figurojnë në listat përfundimtare të zgjedhësve.

Pjesëmarrja më e ulët, sipas të dhënave të KQZ  ka qënë në Bashkinë e Lezhës, ku në votim morën pjesë vetëm 8,93 % të qytetarëve dhe më e larta në Bashkinë minoritare maqedonase të Pustecit, ku votuan 55% e qytetarëve. Por PD, që drejton opozitën jashtë parlamentit  deklaroi mbrëmë se pjesëmarrja në votime është 15%.

Në 31 bashki, nga 61 që ka gjithsej Shqipëri nuk pati zgjedhje, por vetëm votim. Në këto bashki përballë kandidatëve të Partisë Socialiste (PS) për kryetar bashkie nuk pati asnjë konkurrent nga partitë e tjera në garë. Sipas KQZ në Lokalet 2019, që u zhvilluan të dielën, morën pjesë 36 parti, të ndara në dy  koalicione: “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” drejtuar nga PS dhe “Koalicioni Shpresa për Ndryshim” me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi. 9 parti konkurruan jashtë këtyre 2 koalicioneve.

Përtej karakterit një partiak të votimit në 31 bashki dhe pjesëmarrjes së ulët, në Lokalet 2019, pati shumë pak incidente. Sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme u proceduan penalisht 3 persona dhe 2 të tjerë u arrestuan me akuzën e pengimit të procesit zgjedhor.

LEXO EDHE:  Bushati "godet" sërish Bashën/ "Habitem nga njerëzit që e mendojnë kryeministër"

“Vendoret 2019”, konsiderohen fitore si nga Rama dhe Basha

Kryeministri Rama, në një komunikim publik, në orët e vona të mbrëmjes së te dielës, pas mbylljes së kutive të votimit, i quajti Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit “një fitore për një Shqipëri Europiane, humbje me turp e Shqipërisë së djeshme”. Ndërsa kryetari i PD dhe i opozitës jashtë parlamentare, Basha, në fjalën e tij në përfundim të votimit  i quajti “braktisje masivive e maskaradës së votimit një partiak të Edi Ramës, refuzim i 85 % të  votuesve të regjistruar ndaj votimeve të paligjshme moniste”. Sipas tij votimet e të dielës u karakterizuan, ” nga manipulime masive dhe blerje votash.”

Rama- gati për dialog, Basha jo dialogut me Ramën kryeministër

Kryeministri Rama i ofroi mbrëmë opozitës jashtë parlamentit dialog dhe marrëveshje “për të zgjidhur krizën parlamentare për të ndihmuar vendin në hapjen e negociatave me BE”.

“Nëse duan një marrëveshje për Shqipërinë, ata do të kenë një marrëveshje. Ne mund ta arrijmë atë me dialog, pa parakushte dhe me përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar në hapjen e negociatave për t’u bashkuar me BE. Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë, dhe jemi gati për të bashkëpunuar në rrugën e integrimit europian”, tha Rama.

Por kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh mbrëmë se “me Edi Ramën në krye në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshimi do të vijë shpejt”, tha Basha./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama evakuohet në sarajet e Surrelit nga frika e dronit!

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Oratori me diplomë Kristali/ Lulzim shko në shkollë dhe mëso të ndalosh fyerjet

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvatën 4 milionë euro nëpërmjet mashtrimit online/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Publikuar

-

Nga

Katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh, do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg”, për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

LEXO EDHE:  Zbardhet axhenda e Opozitës/ Basha tregon se për çfarë po përgatiten

LEXO EDHE:  Pse bërtet mo, pse bërtet?!/Çfarë ndodhi në takimin e Ramës me vlonjatët

Kujtojmë këtu se të arrestuarit janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO TE PLOTE