LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vota plebishitare për Lulzim Bashën dhe fitorja e zgjedhjeve lokale

30 Qershor 2019, 22:39, Aktualitet CNA
Vota plebishitare për Lulzim Bashën dhe fitorja e zgjedhjeve lokale

Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha nëpërmjet një konference për shtyp ka shpallur fitoren e tij dhe koalicionit të tij me Monikën dhe disa aletaë të zgjedhjeve vendore. Sipas Lulzim Bashës 85 përqind refuzuan të votnin për Edi Ramën, por vetëm 15 përqind kanë votuar.

Në fakt KQZ ka nxjerrë një tjetër shifër e përafërt rreth 21.6 përqind pjesëmarrje, kjo totali i listës së zgjedhëzve ashtu siç ka thënë dhe Basha. Pra në rreth 3.3 milion shqiptarë nga listat e zgjedhëzve, për të cilat më shumë se gjysmat ose gjysmat janë emigrant në Itali, Greqi në Europë apo SHBA kanë votuar 21.6 përqind siç deklaron KQZ pra rreth 700 mijë, apo rreth 560 mijë ose 15 përqind siç pretendon PD. Në fakt edhe shpallja e fitore edhe humbja e Lulzim Bashës kanë një domethënie shumë të madhe.

Lulzim Basha po përpiqet të luajë me shifrat duke thënë se 85 përqind e shqiptarëve kanë rrëzuar Edi Ramën. Në fakt ai e di shumë mirë se gjysma e atyre listave janë joreale se njerëzit janë në emigacion, ashtu sikundër e di shumë mirë se shifra 21.6 përqind nuk është asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm trupa elektorale e PS. Një trupë elektorale e cila del dhe voton gjithmonë sistematikisht në 2013, 2015,2017,2019, kështu do të jetë edhe sikur zgjedhjet të bëhen të parakohshme, edhe po të jenë po themi pas një muaji apo dy javëve, por socialitët mund të kenë 10 përqind më pak se aq, 700 mijë vota, që është shtrat i tyre elektoral, ndërsa ajo që pretendohet nga Basha është se ka rreth 200 mijë më pak gjë që duket krejt ndryshe.

Ai që ka  200 mijë më pak është Lulzim Basha dhe i ka nga zgjedhjet e 2017 ku ka marrë 450 mijë vota ndërsa në 2013 ku ëhstë bërë kryetari i PD e ka marrë me 680 mijë vota.

Në fakt përtej analizës, shifrave, përplasjes dhe qëndrimeve kaq të majta kaq të djathta kaq Ilir Meta kaq Monika kemi detajet. Është fushata 5 mujore apo 6 mujore e protestave, molotovit, përplasjeve dhe në fund zgjedhjet e sotme, të cilat ishin premtuar se nuk do të zhvilloheshin kurrë, u kish premtuar se në 30 qershor nuk do të kishte zgjedhje, asnjë bashki nuk do të zhvillohej me Edi Ramën kryeministër dhe pa qeveri tranzitore. Nuk patëm as qeveri tranzitore, as Edi Rama nuk iku nga kryeministër dhe të 61 bashkitë sot Lulzim Basha ia fali në tavolinë Edi Ramës.

Ka dhe një detaj tjetër shumë të rëndësishëm që lidhet me një trafik të fortë të lulzim Bashës mbi shifrën 85 përqind bojkot. Kur Lulzim Basha e dinte që shqiptarët do ta braktisnin , nuk do ta votonit dhe 85 përqind e të gjithë shqiptarëve në listat e zgjedhëzve ishte me Lul Bashën dhe opozitën pse nuk hyri në zgjedhje bashkë me aletët e tij për ta rrëzuar Edi Ramën, me Monikën, grupin e qendrës së djathtë dhe Shpëtim Idrizin? Pse e tradhtoi dhe nuk e futi në zgjedhje opozitën por e la pushtetin në tavolinë të Edi Ramës duke i lënë 61 bashki?

Përgjgjia e zakonshme që vjen nga njerëz afër Lulit është se do t?ia vidhte do t?ia blinte. Por a mund të akuzosh se do të blejë ty Edi Rama 2 milion e 500 mijë zgjedhës dhe ti e paskërke të sigurt sepse ata e kanë kundërshtuar Edi Ramën dhe kanë bërë një referendum kundër tij sepse Luli pretendon se Edi Rama ka marrë 15 përqind ndërsa ai ka rreth 85 përqind për vete.

Pra në 3 milion e 300 mijë i bie të ketë të paktën rreth 2 milion e gjysmë, 2 milion e 600 mijë shqiptarë të cilët janë pro Lulzim Bashës, pro aleancës së tij. Po si mund të akuzosh shqiptarët dhe t?i fyesh se Edi Rama mund të blejë 2 milionë e gjys shqiptarë. Kurrsesi nuk mund të ndodhë. Në fakt PD ka aptur një shtart elektoral në 2013 sfër socialistëve rreth 700 mijë vota. Lulzim Basha ska pasur kurrë 85 përqind të votave të shqiptarëve  bashkë me Monikën dhe nk mund të shkojë kurrë se do të dilte rezultat 80 me 20.

E papranueshme e palogjikshme dhe e pavërtetë. Por ajo që ka ndodhur me Lulzim Bashën është se gjithçka po e përdor si argument për të shpëtuar nga turpi dhe katastrofa e sotme elektorale nga tradhtia që u bëri demokratëve. Në çdo anë që të argumentojë, me 85 përqind të votova dhe most ë hysh në zgjedhje është tradhti ndaj demokratëve. Por tu thuash se nuk do të ketë zgjedhje dhe nuk do ti fal pushtet Edi Ramës dhe ë pas ai të rrijë kryeministër dhe të marrë të 61 bashkitë e vendit  prap është tradhti ndaj demokratëve.

Pra Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë tjetër thjesht ka humbur në çmendurinë e tij të radhës. Humbja e radhës ëshët dështimi i tij i rahdës dhe i askujt tjetër. Prandaj është koha vërtetë për të thënë Basha ik disa qindra demokratë dergjen burgjeve për kauzën e Lulit kurse ai vazhdon e qëndron në selinë e PD dhe shpall fitoren kur ka dështuar dhe ka humbur./CNA.al

Lajmet e fundit nga