LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thërrisni mendjes”/ Sherefedin Shehu apel Ramës dhe Bashës

1 Korrik 2019, 15:18, Aktualitet CNA
“Thërrisni mendjes”/ Sherefedin Shehu apel Ramës dhe

Profesor Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me qëndrimin e OSBE-së për procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Sipas Shehut, OSBE nuk guxoi ta thoshte qartë se në Shqipëri nuk pati zgjedhje.

Profesor Shehu bëri thirrje që liderët politikë duhet ti thërrasin mendjes.

Postimi i plotë:

OSBE i Ra Anash por të Paktën Nuk e Lavdëroi Ramën

Mbrëmë fjalimi i Z. Rama ishte si fjalim funerali dhe dukej se në fund të tij do të shpallte dorëheqjen. Por, me sa duket nuk është aq burrë sa të dorëhiqet. Fitore shpalli edhe z.Basha por harroi se ne prisnim që në Shqipëri të mos bëheshin zgjedhje, siç na kishte thënë vetë. Fatkeqësisht edhe OSBE nuk guxoi që ta thoshte copë se në Shqipëri nuk pati zgjedhje dhe se nuk mund të vazhdohet kështu. Dhe jo vetëm kaq, por barazoi presionin e Qeverisë zgjedhësve me atë të opozitës kur mundësitë dhe mekanizmat e Qeverisë janë shumë më të mëdha. Krerët e OSBE bënë thirrje për proporcionalitet në sjelljen e Qeverisë ndaj qytetarëve që kundërshtojnë zgjedhjet por misioni i OSBE nuk e zbatoi proporcionalitetin në vlerësimin e presionit që palët bënë ndaj zgjedhësve.

Por, si gjithmonë ai që e pëson është populli. Prandaj, liderët, që na kanë rënë për pjesë, bëjnë mirë që ti thërrasin mendjes. Rama duhet të bindet që nuk e tërheq dot më karrocën e Qeverisë dhe duhet të shpallë falimentimin politik. Shqipëria ka nevojë për një reformë të vërtetë Zgjedhore, Territoriale, Kushtetuese dhe në Drejtësi. Por, më parë opozita duhet të fitojë besimin e ShBA dhe BE për reformën në sistemin e drejtësisë. Këto kërkojnë një pakt midis liderëve të sotëm për të realizuar këto reforma dhe organizuar zgjedhje të vërteta. Ata duhet të deklarojnë se me realizimin e këtij pakti do të dorëhiqen njëherë e përgjithmonë nga pushteti dhe le të vazhdojnë karrierën e tyre politike si lidera partie, nëse të vetët do të vazhdojnë t?i duan akoma./CNA.al

Lajmet e fundit nga