LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon numërimi i votave në 9 bashki/ Ja rezultati zyrtar

1 Korrik 2019, 04:31, Aktualitet CNA
Përfundon numërimi i votave në 9 bashki/ Ja rezultati zyrtar

Një ditë më parë Shqipëria mbajti zgjedhjet vendore 2019. Qendrat e votimit u hapën sipas orarit zyrtar, 07:00 deri në orën 19:00.

Ndërkohë që në disa bashki vijon procesi i numërimit të votave, në nëntë bashki tashmë është shpallur rezultati zyrtar.

Në Bashkinë e Lushnjes, Fatos Tushe merr mandatin e tretë. Ai mori 28086 duke u konfirmuar edhe për katër vite të tjera në drejtimin e bashkisë.

Po ashtu edhe në bashkinë e Prrenjasit ka përfunduar numërimi i votave, nga të cilat ka dalë fitues me një diferencë të madhe votash kandidati i PS-së, Nuri Belba. Belba ka marrë 7054 vota, ndërsa kundërshtari i tij Mylim Karriqi vetëm 550 vota.

Kandidati socialist Agim Kajmaku është kryetari i ri i Vorës, duke zëvëndësuar kështu kryebashkiakun e Partisë Demokratike në Vorë, Fiqiri Ismailin.

Kandidati socialist ka marrë 6208 vota.

Adriatik Zotkaj, kandidat i PS-së, ka marrë mandatin e pestë në krye të Bashkisë së Poliçanit.

Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar, ku Zotkaj ka marrë 4681vota. Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin ?Qytetar Nderi? i qytetit që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai  fitoi me 72.46% të votave

Aktori i njohur Erjon Isai, që kandidoi nën siglën e PS-së është shpallur fitues i bashkisë Kolonjë.

Majlinda Bufi konfirmohet në detyrë. Ajo ka arritur që të marrë 7740 vota, nga 34 kuti votimi. Bufi është kryetare e Bashkisë së Roskovecit që prej zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015.

Në Himarë Jorgo Goro, kandidat i PS-së është rikonfirmuar edhe për një tjetër mandat, i treti në krye të bashkisë, pasi mori 4209 vota.

Kandidatja e PS-së Luiza Mandi është rikonfirmuar për një tjetër mandat në bashkinë e Libohovës. Ajo ka marrë 1275 vota nga numërimi i 12 kutive gjithsej.

Në Fushë-Arrëz, kandidati i PS-së, Fran Tuçi ka marrë 2460 vota. Ai ka arritur që të marrë një tjetër mandat në Fushë-Arrëz./ CNA.al

Lajmet e fundit nga