LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OSBE kryqëzon opozitën/ Tërheqja dhe presionet shkaktuan pasiguri

1 Korrik 2019, 13:26, Aktualitet CNA
OSBE kryqëzon opozitën/ Tërheqja dhe presionet shkaktuan pasiguri

Një ditë pas  zgjedhjeve të të 30 qershorit misioni i OSBE/ODIHR ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka prezantuar raportin paraprak të vëzhguesve.

Shefja e misionit të vëzhguesve OSBE/ ODIHR, Audrey Glover ka kryqëzuar Opozitën, e cila sipas saj, mbajti peng interesat e elektoratit.

“Zgjedhjet u mbajtën pa shprehur interesat e elektoratit.  Opozita i braktisi, ndërsa Qeveria ishte e vendosur të ecte përpara. U krijua një  klimë ngërçi dhe polarizimi, ndaj zgjedhesit nuk kishin mundësi zgjedhje.

Në 31 nga 61 gjithsej kandidatët ishin pa kundërshtarë. Ka pretendime të besueshme se ishin në presion nga të dyja palët.

Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike. Shumë vendime të administratës zgjedhore u mbajtën në këto kushte. Pozitive ishte votimi, ishte përgjithësisht i qetë dhe paqësorë.

Opozita u tërhoq nga Kuvendi në shkurt dhe nuk mori pjesë me qëllim rrëzimin e kryeministrit nga detyra, që atëherë ajo organizoi shumë protesta, shumë prej tyre të dhunshme. Presidenti nxori dekrete me qellim shtyrjen, megjithatë kryeministri eci përpara me mbështetjen e parlamentit dhe KQZ vazhdoi procedurat.

Për kë bëhen zgjedhjet për politikanët apo për votuesit?

Unë jam e bindur, pjesëmarrësi më i rëndesishëm është votuesi. Në fund të fundit ato bëhen që zgjedhesit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Glover.

Ajo ka nënvizuar se zgjedhësit duhet të votojnë lirshëm dhe pa asnjë presion.

“Vota duhet të jetë e sigurt dhe të numërohet si duhet. Kandidatët  duhet të kenë akses të barabartë në media.  Ato duhet të jenë të mirë organizuara.

Duhet të ketë gjykatë funksionale që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet.

Terheqja e opozitës nga zgjedhjet kufizoi mundësinë që votuesit të zgjidhnin. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve nuk ishte gjithmonë transparente dhe bëri interpretime kreative”, është shprehur ndër të tjera ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga