Connect with Us

Nga Mero Baze/ Këshilla demokratëve, për të shmangur një gënjeshtër të re!

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Këshilla demokratëve, për të shmangur një gënjeshtër të re!

Publikuar

-

opinion nga mero baze

E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin tuaj sot në mëngjes.

Partia Demokratike sot i ngjan një treni të mbushur plot me pasagjerë, që timonieri e ka nxjerrë nga shinat për llogari të vet, dhe tani po përpëlitet i shkatërruar në anë të rrugës.

Përgjegjësia e vetme e juaja, është se i besuat trenin njeriut të gabuar, dhe sot jeni afër asgjësimit

Rifuteni trenin në shina dhe zgjidheni vetë kapitenin. Mos lejoni që ata që u nxorën nga shinat, t’u mbajnë peng në trenin e braktisur.

Dhe për këtë, shmangni disa simptoma kronike, që ky kapiten ka aplikuar për 29 vjet, sa herë humbet. Por këtë radhë nuk ka humbur, këtë radhë ka asgjësuar Partinë Demokratike.

E para, mos humbisni kohë të dëgjoni përralla për pjesmarrje të ulët në zgjedhje nga populli, apo për interpretime sipas oreksit, të raportit të OSBE- ODIHR.

Pjesëmarrja nga populli kundërshtar me ju, ka qenë maksimale, dhe pak më shumë se sa ka qenë për 29 vjet nga ajo parti.

Socialistët kanë marrë tërë jetën 750 mijë vota në këtë vend dhe pak më shumë se aq, kanë marrë prapë dje. As janë ulur, as janë shtuar, as kanë bojkotuar.

Përkundrazi, me marrëzinë e tij, lideri juaj i bashkoi rreth Edi Ramës, që mund t’i kishte humbur këto zgjedhje nëse ju do konkurronit.

Nëse keni qejf ta llogarisni me përqindjet e listës formale prej 3.4 milionë qytetarësh, nga të cilët 45 për qind janë jashtë, llogariteni. Me atë listë socialistët kanë marrë 21 për qind, kurse ju 13 për qind, sikur të merrnit pjesë, sipas zgjedhjeve të fundit. Nuk fitoni gjë duke gënjyer veten.

Nga këto zgjedhje, Edi Rama ka marrë maksimumin, pasi lideri juaj i kishte llogaritur si zgjedhje me të cilat do digjte Shqipërinë, por dogji veten.

Edi Rama ka marrë për këto zgjedhje, mbështetje të pazakontë ndërkombëtare, ndërkohë që nëse do ishte ndryshe, ai mund të ishte i akuzuari i Perëndimit këtu.

Me qëndrimin ndaj tij, me zgjedhjen e rrugës revolucionare, ju bashkuat socialistët rreth Edi Ramës dhe i bëtë ata, të harrojnë zhgënjimet e tyre 6 vjeçare.

Nuk di kush tjetër mund t’ia bënte këtë dhuratë një kryeministri në vitin e gjashtë, përveç liderit tuaj.

E dyta, mos bini në kurthin e atyre që thonë se tani nuk është koha të merremi me veten. Tani është koha të merreni me veten, se më vonë duhet të mereni me zgjedhjet.

Tani është koha që dikush të mbajë përgjegjësi për aventurën revolucionare të dështuar ku e futi PD, tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve dhe lënien e saj pa asnjë pushtet.

LEXO EDHE:  Basha komenton Ruçin/ Tregon pse nuk e lejon debatin parlamentar

Unë nuk mbaj mend këto gjashtë vjet që Lulzim Basha të thotë humba një herë. Edhe kur humbi më 2015, edhe kur humbi më 2017, dhe kur u shpartallua më 2019, ai thotë “fitore”.

Nëse do ishte fitore çdo humbje që Lulzim Basha pëson këtu e gjashtë vjet, atëhere s’keni pse bëni më protesta, luftë, apo revolucione, se ju jeni të fituar kështu siç jeni.

E treta, që nuk duhet të mashtroheni, është kjo përpjekja për të bërë sikur keni një plan të ri dhe akoma më keq, sikur keni dhe aleatë.

Shmangni fytyrën e Fatmir Mediut, Mesilës, Gon Dukës apo Nard Ndokës nga ekrani, se ata nuk vijnë për t’u dhënë, por për t’u marrë ndonjë votë. Akoma më keq nëse vijnë për t’u dhënë mendje.

Merreni me guxim debatin brenda jush dhe besojani PD-në një grupi të ri, nga ata që janë të lirë të luftojnë dhe të afrojnë energji të reja në PD.

Duke mbajtur ato fytyra, ju mbani të ngrirë mijëra shqiptarë që nuk afrohen tek PD, falë atyre.

Ata që u nxorën nga shinat dhe u kanë lënë në anë të rrugës të gremisur, nuk mund t’ju rifusin sërish në shina. Por dhe nëse ju fusin, do t’ju përplasin përsëri.

Merreni me guxim një marrëveshje të re mes njëri- tjetrit dhe kundërshtarëve, për një reformë të thellë kushtetuese, reformë elektorale dhe rregulla më të ashpra kundër krimit elektoral, dhe hidhuni në betejën që mund të ringrejë PD.

Ndryshe s’do keni më të ardhme. Dikush tjetër do të bëjë atë që po hezitoni të bëni ju.

Së fundmi, mos dëgjoni opinionistë të paguar nëpër ekrane, që shpikin fitoret tuaja, stërhollojnë gënjeshtra dhe faktorizojnë njerëz pa asnjë votë në këtë vend.

Ata nuk janë duke ju mbrojtur ju dhe PD, por  janë duke mbrojtur gënjeshtrat e tyre, të cilat çuan PD në këtë humnerë.

Shumica e tyre nuk kanë qenë kurrë me PD. Shumica janë ata që frymëzuan ’97-n dhe nuk është se u dhimbset PD. As ju.

Thjeshtë një herë ju çuan buzë greminës me armë në dorë, nje herë ju çuan buzë greminës, duke ju çarmatosur.

Tani prej sot ata duan të tregojnë se nuk kanë gabuar dhe ju keni fituar. Ata në fakt nuk kanë gabuar, se ja kanë arritur qëllimit ta shkatërrojnë PD, por ju duhet të mbroni PD edhe nga këta./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Video-Rama viziton familjen në Korçë/ “Masakrohet” nga qytetarët

LEXO EDHE:  Rikthehet marrëveshja Rama-Basha/ Kërkohet konsensus në parlament

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Foto –“Braktisja ka filluar”/ Luçiano Boçi nxjerr zbuluar Ramën

LEXO EDHE:  Rikthehet marrëveshja Rama-Basha/ Kërkohet konsensus në parlament

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: