Majk i mbyll Instagramin djalit?/ Ish partnerja zbulon të vërtetën – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Majk i mbyll Instagramin djalit?/ Ish partnerja zbulon të vërtetën

Publikuar

-

Sherret mes reperit Majk dhe ish partneres së tij Majlinda u bënë virale. Kjo e fundit e akuzonte reperin se nuk kujdesej për djalin, por Majk nuk e pranoi asnjëherë.

Kohëve të fundit duken se marrëdhëniet midis tyre janë përmirësuar dhe të dy patën vendosur të mbyllnin llogarinë e Instagramit të djalit të tyre Roan.

Mirëpo e vërteta është ndryshe. E pyetur nga fansat pse ja ka mbyllur profilin Roanit, Majlinda ka zbuluar se në fakt ia kanë marrë dhe nuk e kanë mbyllur me kompromis.

Aktualitet

U tha se do të anulonte koncertet/ Loredana kthehet më e “fortë” se kurrë, ja ku do e shohim këngëtaren

Publikuar

-

Prej një muaji mediat rozë u “mbushën” me lajme për skemën e mashtrimit të këngëtares shqiptare Loredana Zefi ndaj një çifti zvicerian.

Kjo situatë ka ndikuar disi në karrierën e këngëtares, e cila pak kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë.

Por duket se gjërat po marrin drejtim dhe këngëtarja i është rikthyer tregut muzikor.

Pak ditë më parë ajo publikoi projektin më të ri muzikor, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe së fundmi mësohet se ajo do të rinisë koncertet e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozik nëpërmjet një fotoje ku tregon datat e të gjithë koncerteve për këtë verë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mos u merrni me llafe”/ U tha se do të largohej nga Top Channel, flet për herë të parë Albana Osmani

Publikuar

-

Disa ditë më parë në media të ndryshme u tha se moderatorja shqiptare Albana Osmani do të largohej nga Top Channel pas 15 vitesh.

Së fundmi ajo ka vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të fansave në Instastory, ku dhe të shumtë ishin ata që e pyetën se nëse është e vërtetë që do të largohej nga televizioni i njohur.

“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?”, e pyeti njëri nga fansat Albanën e cila u përgjigj: “Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje”.

Ndërkohë një ndjekësi tjetër Albana ju përgjigj: “Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perëndisë së gjallë. Atij i jam mirënjohëse për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë, energji dhe gëzim. Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura! Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”

 

Por  të shumtë ishin ata që e pyetën për festën e Digitalb dhe mungesën e saj në koncertin e djeshëm në Sheshin Skënderbej. “I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej!”, tha Osmani duke ngritur edhe më shumë aludimet për largimin e saj.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“E bekuar që të kam në jetën time”/ Eni Koçi i bën dedikimin e veçantë reperit në ditëlindjen e tij

Publikuar

-

Reperi i njohur shqiptar Genc Prelvukaj, feston ditën e sotme 38-vjetorin e tij të lindjes dhe sigurisht s’mund të mungonte urimi i gjysmës së tij më të mirë, Eni Koçit.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto të Gencit, ku i shpreh një urim plot dashuri.

“Jam e bekuar që të kam në jetën time. Gëzuar ditëlindjen dashuri! Qëndro i mrekullueshëm.”- janë fjalët e Enit për Gencin, bashkëngjitur me një zemër të kuqe.

Që prej bërjes zyrtare të lidhjes së tyre teksa u shfaqën si çift në një event publik, Eni dhe Genci janë parë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në shkurt të këtij viti ata bënë publike fejesën e tyre, e cila kishte ndodhur që në nëntor të vitit të kaluar. Në Plavë, Genci iu ul Enit në gjunjë duke i nxjerrë një unazë, gjë që e përloti këngëtaren teksa i tha “Po”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending