LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha si zootekniku i Peqinit

1 Korrik 2019, 09:52, Aktualitet CNA
Lulzim Basha si zootekniku i Peqinit

Dje Shqipëria mbajti zgjedhjet vendore, ku pas një përplasje rreth 5-mujore, zgjedhjet u zhvilluan dhe është duke përfunduar procesi i numërimit. Pritet edhe vajtja e OSBE-së në mesditë për të dhënë raportin e saj dhe gjithçka u mbyll me sukses.

I vetmi fjalim i mbajtur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte ai i pasdites së djeshme, ku shpalli fitoren, sepse 85% e shqiptarëve në listat e zgjedhësve kishin bojkotuar qeverinë.

Por kjo puna e statistikave të Lulzim Bashës me 85%, 15%, apo 22%, etj, ngjan shumë me një histori që ka ndodhur në kohën e Enverit.

Një zooteknik, i cili më pas u bë edhe doktor shkencash, ka bërë një studim në atë kohë në Peqin. Ai thoshte se duke i mjelë lopët jo në orën 08:30, por në 9:30 kur kalonte treni, lopët do të jepnin më shumë qumësht.

Kështu zootekniku i nderuar është gati si Lulzim Basha, pasi në fakt ka një të krahasuar me zgjedhjet lokale, me lopët e zooteknikut.

Normalisht lopët po ti milnin një orë më vonë, kuptohej se do të jepnin sasi më të madhe qumështi.

Edhe Luli, kështu mendoi se do të “milte” sasi më të madhe qumështi nëse nuk do të shkonte fare në zgjedhje.

Kështu dje, në fjalimin e tij, shpalli fitoren ashtu sic mori zootekniku doktoraturën.

Nuk ka ngelur gjë tjetër vecse të shijojmë frytet e fitores dhe titullin e ri që ka Lulzimi me statistikat e tij zgjedhore, pas pesë muaj përplasje, molotov dhe me një rezultat që shkon me qindra demokratë të burgosur dhe Lulzim Bashën “fitues”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga