Connect with Us

Kush i dogji mandatet e opozitës dhe ku po shkon PD-ja?!

Aktualitet

Kush i dogji mandatet e opozitës dhe ku po shkon PD-ja?!

Publikuar

-

Pas pesë muajsh betejë, përplasje, akuza dhe molotov, ditën e djeshme Shqipëria mbajti zgjedhjet për pushtetin vendor.

Por ndërkohë kemi dy fytyra. Atë të zgjedhjeve që u zhvilluan dhe atë të Lulzim Bashës, i cili shpalli fitoren.

Por, kemi edhe një reagim nga ndërkombëtarët, i cili e çoi PD-në nga një “bishë”, në një “lepur”. Dhe gjithçka duket se fillon me djegien e mandateve dhe largimin e opozitës nga parlamenti, dhe reagimi i ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe partnerëve të tjerë europianë të Shqipërisë.

Gjithçka fillon tek vendimi i Lulzim Bashës për të djegur mandatet dhe për të thënë se nuk kishte më punë në parlament dhe duke dalë nga sistemi.

Veproi njëlloj si një ekip futbolli që braktis ndeshjen dhe bashkë me tifozët shkon në tribunë për të parë ndeshjen, ku më poshtë pala tjetër vazhdon e bën gola 10, 11, por kjo s’ka rëndësi, sepse kundërshtari e ka fituar në tavolinë ndeshjen.

Gjithçka fillon tek dalja nga parlamenti dhe djegia e mandateve. Dhe për këtë fakt, duhet të ketë përgjegjësi, të cilat nuk fillojnë vetëm tek Lulzim Basha, por duhet parë edhe përtej tij. Sepse Lulzim Basha është ai që është dhe këtë e dinë të gjithë. I paaftë, i papeshë në politikë dhe i pabesueshëm për shqiptarët. Një pazarxhi i vogël dhe një dështak i paepur.

Këtë e panë të gjithë, kur tha se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të kishte, por zgjedhjet u mbajtën dhe Edi Rama vijon të jetë kryeministër.

Dhe përtej Lulzim Bashës, koka duhej të ishte kthyer tek politikanët e vjetër të PD-së dhe tek aleatët e saj . Pa e drejtuar gishtin, por duke kërkuar të paktën përgjegjësinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha

A ka qënë dakort Sali Berisha me djegien e mandateve, ish-kryeministri i vendit, ish-kreu i PD-së dhe lideri historik i demokratëve?

Ai e ka thënë publikisht se e ka pranuar këtë vendim, por a ka qënë ai pjesë e këtij vendimi? A ka folur? Sepse Berisha e mban mend shumë mirë se cili ka qënë raporti i OSBE-ODIHR-it në vitin 1996, kur socialistët i braktisën zgjedhjet. Edhe atëherë ndërkombëtarët i akuzuan socialistët së shkatërruan procesin zgjedhor dhe nuk e pranuan daljen e tyre nga sistemi. Pra, një precedent ishte.

Le të shkojmë më tej. Kur e kanë pranuar bojkotin ndërkombëtarët?

Sali Berisha ka qënë kryetar i PD-së dhe sa herë që opozita bënte bojkot, gjithmonë beteja e ndërkombëtarëve ishte që palët të kthehen në parlament, që beteja bëhej aty.

Mund të “rraheshe”, mund të humbisje, por duhet të qëndroje aty, derisa kundërshtari të ishte më i dobët dhe të fitoje.

A mund të pranohet që të mos ketë folur për djegien e mandateve Dashamir Shehi, një politikan karriere, prej 30 vitesh në politikë. E në rast se ka qënë pro, duhet të pranojë dështimin edhe ai, bashkë me Lulzim Bashën. Në të kundërt, duhet të ishin ndarë nga ky akt, ose duhet të mbajë përgjegjësi sot, ashtu si edhe Sali Berisha.

Nuk i falet Monika Kryemadhit djegia e mandateve. Nuk është një politikane e re, por është një politikane karriere.

Nuk i falet as vetë Lulzim Bashës, në qoftë se ka qënë vendim personal i tij.

Por ata duhet ta ndajnë me të dhe të mbajnë përgjegjësi, ashtu sikundër Lulzim Basha.

Kjo për politikanët që kanë eksperiencë. Përfshirë këtu edhe Fatmir Mediun, që ka edhe lidhje të forta ndërkombëtare dhe sillet si një njeri me talent të veçantë për të njohur senatorë, ambasadorë, etj.

Të paktën këta emra që ne përmendem më lart, nuk e dinin se cilat do të ishin pasojat e djegies së mandateve?

Vajtja tek arbitri për të gjykuar një ndeshje, ku t’i nuk do të hyje në fushë, kjo është aventura e radhës e Lulzim Bashës, në bashkëpunim me shumë të tjerë, të cilët sot nuk mund të dalin dhe të thonë se “ne nuk kemi qënë dakort dje”.

Pse nuk u ndanë nga Lulzim Basha dje, nëse nuk ishin dakort, por e çuan opozitën në këtë situatë?

Tashmë ka ardhur koha për një reflektim të fortë, jo vetëm ndaj Lulzim Bashës, por edhe ndaj çdo kujt tjetër që e mbështet. Dhe në heshtje, çdo gabim, faj dhe përgjegjësi e pranon ndoshta në parim në kurriz të demokratëve, të shkatërrimit të PD-së, dhe të atyre militantëve që sot dergjen burgjeve, të braktisur nga Lulzim basha, i cili sot turpësisht shpall fitore një humbje. Shpall sot fitore disfatën më të madhe historike të opozitës.

Sot, PD-ja nuk do të ketë më asnjë bashki, ashtu siç nuk do të ketë më deputetë, pas vendimit për djegien e mandateve. Por, duhet të kënaqet me disa kryepleq fshatrash, apo Avokaten e Popullit, që e ka zgjedhur nga familja.

Kush mban përgjegjësi në këtë moment? A duhet analizë dhe reflektim konkret për këtë moment, për të korrigjuar gjithçka ka ndodhur?

Në të kundërt nesër do të jetë shumë vonë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: