LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është kryetari i ri i Bashkisë Kavajë/ Nipi i Fatos Nanos 

1 Korrik 2019, 09:13, Aktualitet CNA
Kush është kryetari i ri i Bashkisë Kavajë/ Nipi i Fatos

Pa surpriza kanë rezultuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Partia Socialiste e cila garonte e vetme në shumicën e bashkive në vend, ka marrë drejtimin edhe të bashkive që njiheshin si bastione të së djathtës, si Tropoja.

Po ashtu, PS-ja, ka fituar edhe bashkinë e Kavajës, e cila drejtohej nga Isa Sakja, i zgjedhur katër vite më parë nën siglën e Partisë Demokratike.

Por, kush është kreu i ri i Bashkisë së Kavajës.

Kryebashkiaku i ri i Kavajës, është Redjan Krali, nipi i ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano.

Ish kryeministri Nano edhe babai i Redjan Kralit janë kushërinj të parë. Gjergj Krali, babai i Redjan Kralit, është djali i tezes së Fatos Nanos.

Krali ka postuar edhe në rrjetet sociale një foto me ish kryeministrin Nano.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Nano i rishfaq teksa i ishte drejtuar kutisë së votimit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga