Connect with Us

“Im bir e thërret babi”/ Balerina e njohur flet për partnerin e saj pas ndarjes nga bashkëshorti

Kryesore Show Biz

“Im bir e thërret babi”/ Balerina e njohur flet për partnerin e saj pas ndarjes nga bashkëshorti

Publikuar

-

Balerina e njohur Hyeda El Saied është komentuar shumë për jetën private pas deklaratës ku shprehej se martesa e saj kishte marrë fund për shkak se bashkëshorti e kishte tradhtuar.

Por Hyeda e ka lënë pas të shkuarën edhe pse e vetmja gjë që e lidh me ish bashkëshortin është djali, Gabriel.

Së fundi ajo ka bërë publike lidhjen e saj me me Thierry Grosjean me të cilin po përjeton një romancë dashurie.  E ftuar te Rudina ajo është shprehur:

“Tani kemi një person që jeton me ne, një person që na mbron, na inkurajon dhe na do shumë. Gabrieli, pa i thënë unë, ka vendosur vetë ta thërrasë babi”,- rrëfeu ish-balerina e njohur në studio së bashku me të birin. Ndër të tjera Hueyda tregoi dhe se si e ka njohur partnerin e saj aktual, duke zbuluar se gëzonte një miqësi prej 6 vitesh me Thierry Grosjean.

“Unë e njoh prej 6-vitesh, kemi 1 vit e 8 muaj bashkë. Thierry, në fillim, vinte shihte ekspozitat e mia. Para dy vitesh, kisha një vit që isha ndarë me babin e Gabrielit, i shkruaj Thierry-t dhe i them se po kërkoja punë. Nëse do kesh kohë, të pimë një kafe bashkë.

LEXO EDHE:  Vetëm këto jo! 5 gjërat që nuk duhet t’ia thoni partnerit gjatë marrëdhënieve intime

E lëmë që të pimë një kafe bashkë, më pyeti çfarë kishte ndodhur, pse je ndarë, i tregova gjërat më të këqija. Në fund, i thashë ‘ika, se kam lënë Gabrielin me dadon’, ndërsa ai më tha se ‘kam 5 vjet që jam i dashuruar më ty’”,- u shpreh El Saied lidhur me historinë e njohjes me Thierry-n. Në fakt kjo nuk ishte periudha e duhur për Hueyda-n, e cila fillimisht e falenderoi për interesin që tregoi, por më pas shtoi se nuk ishte gati.

Pas gjithë vendimeve të marra, 44-vjeçarja gëzon tashmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme dhe të lumtur me Grosjean, i cili kujdeset gjatë gjithë kohës duke i kushtuar vëmendjen maksimale El Saied dhe vogëlushit të saj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  U tha se janë ndarë pas 14 vitesh/ Nora tregon të vërtetën për marrëdhënien me Robert Berishën

LEXO EDHE:  Vetëm këto jo! 5 gjërat që nuk duhet t’ia thoni partnerit gjatë marrëdhënieve intime

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  E qëlloi me shuplakë në sy të fejuarit/ Babai i këngëtares rrëfen pengun që po e torturon çdo ditë

LEXO EDHE:  Keni dyshime?/ Ja 5 shenja që tregojnë se jeni bërë për njëri-tjetrin

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Ylli televiziv në një romancë me këngëtaren e famshme/ Zbulon planet për martesë

LEXO EDHE:  “Çfarë ndodh me biznesin nëse ndaheni?”/ Klea Huta dhe Elgit Doda kanë menduar për të gjitha

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: