Connect with Us

Gjyqtarja e diktaturës/ “Grabit” të pastrehët me prokurorin, për një apartament luksoz

Aktualitet

Gjyqtarja e diktaturës/ “Grabit” të pastrehët me prokurorin, për një apartament luksoz

Publikuar

-

Politika, është  kthyer në vorbullën e krimit për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë.

CNA.al çdo ditë sjell fakte dhe dëshmi për rrënimin e sistemit të drejtësisë, dhe për lulëzimin e krimit në politikë.

Ne denoncojmë korrupsionin në gjykata dhe prokurori me emër dhe mbiemër, ndërsa për tu denoncuar dhe për të ngritur zërin janë edhe institucionet që i monitorojnë, si KLP dhe KLGJ.

Anëtarësia e këtyre institucioneve është kontestuar në vijimësi nga Opozita, por askush nuk ka denjuar të japë llogari.

Ashtu si në KLP dhe në KLGJ, ka anëtarë me të kaluar të errët.

Fatmira Luli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, është denoncuar më herët nga PD, se ka qenë gjyqtare në kohën e diktaturës si dhe ka dënuar qytetarë që morën pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.

A vazhdon Fatmira Luli t’i shërbejë sërish diktatutës, kësaj të sotmes apo është vendosur qëllimisht në KLGJ, në mënyrë që politika qeverisëse të ketë nën kontroll sistemin e drejtësisë, kjo mbetet në kuadrin e dyshimeve.

Mediat denoncojnë problematikat, dhe në një vend normal, institucioni i akuzës duhej të kryente hetimet.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e ish gjyqtares besnike të diktatuturës, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Fatmira Luli, që sot është anëtare e KLGJ, rezulton se ka pasuri  të paluajtshme, një apartament me sipërfaqe 105.1 m2, Tiranë, blerë me datë 23.07.2003 me vlerë, 48,346 USA Dollarë.

Si burim ajo deklaron kredia e marrë nga bashkëshorti për strehim në shumën 5,000,000 lekë me interes 3 % dhe afat shlyerje 25 vjet.

Thënë më qartë, bashkëshorti i saj që punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ka marrë kredi sociale, si i pastrehë në shumën 5 milion lekë për të blerë një apartament luksoz.

Gjithashtu ajo ka deklaruar një tjetër  pasuri të paluajtshme me sip 55.9 m2, në Tiranë, që sipas është blerë me privatizimin e banesës shtetërore.

Ndërsa burimet e të radhirave i deklaron nga pagat e saj, e bashkëshortit dhe të dy djemve si dhe nga qiraja e një apartamenti.

Më poshtë do të gjeni të detajuar pasurinë e deklaruar nga anëtarja e KLGJ, Fatmira Luli.

Viti 2003

Apartament 1+1, në pronësi bashkëshortore dhe dy fëmijët me sip 55.9 m2, me vlerë 3.5 milion lekë.

Apartament 2+1 në fazën e ndërtimit me sop 105 m2 me vlerë 48 346 dollarë amerikan.

Shtëpi banimi në bashkëpronësi me dy vëllezërit dhe sy motrat e bashkëshortit,  me sip 159 m2 dhe 200 m2 truall me vlerë 3.2 milion.

Paga vjetore në Shkollën e Magjistraturës dhe honorare të një studimi dhe seminare me Shërbimin Social Kombëtar, 1.095 milion lekë.

Paga e bashkështortit, Kujtim Luli nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, 2.27 milion lekë.

Bashkëshorti, kredi për strehim me afat shlyerje 25 vjet, në shumën 5 milion lekë. Kësti mujor, 238 lekë.

Bashkëshortët të ardhura nga paga, në shumën 3 milion lekë.

Viti 2004

Kredi për strehim në shumën 5 milion lekë. Paguar, 432 000 lekë.

Paga e subjektit, 1.367.350  !ekë.

Paga e bashkëshortit nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, 1.695.304 lekë.

Honorare të bashkëshortit, në cilësinë e pedagogut të jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë,  50000 lekë.

Honorare të bashkëshortit, në cilësinë e ekspertit trajnues, në kurset e Trajnimit të Policisë Kufitare në kuadrin e Projektit të IOM-UNHCR,1000 USA dollarë.

Viti 2005

Pasuri e paluajtshme e paregjistruar, një apartament me sip 105.1 metër katror, pas Tirane, pagesa me kredi, me kontratë sipërmarrje të vitit 2003 në emrin tim, hyr në shtator 2005. Në vlerën 48 346 dollarë amerikanë.

Pasuri e luajtshme, një autoveturë Tip. Opel Kated, 200000 lekë, blerë në korrik 2005.

Paga  si subjekt deklarues, deri me 14 gusht 2005, Shkolla e Magjistraturës, në shumën 854593  lekë.

Paga e vjetore e bashkëshortit, prokuror-drejtor në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, 1.695.304 lekë.

Honorare të bashkëshortit, në cilësinë e ekspertit trajnues, në kurset e Trajnimit të Shkollës së Magjistraturës në bashkëpunim me PAMEKE-n dhe OPDAT-in, 300 Euro.

Të ardhura nga qeraja e banesës, apartamenti 1+1 në pronësi bashkëshortore dhe dy fëmijëve, htator-dhjetor 2005, Tiranë, në shumën 90000 lekë.

Kredi për strehim Dega Tiranë, aktualisht kontratë huaje, shuma 5.000.000 pesë milion me afat shlyerje 25 vjet, interes banker 3 %, kësti 238 mij lekë. Kontrata 23 Qeshor 2003.  Shlyer  285600 lekë.

LEXO EDHE:  Pezullohet nga detyra prokurori i Lezhës

Viti 2008 (fillestare)

Pasuri e paluajtshme, një apartament me sipërfaqe 105.1 m2, Tiranë, blerë me kontratë sipërmarrje, datë 23.07.2003 dhe me kontratën e shitblerjes datë 01.11.2014, regjistruar në ZRPP Tiranë me sipërfaqe 93 m2. Burimi nga kredia e marrë nga bashkëshorti për strehim në shumën 5,000,000 leke me interes 3 % dhe afat shlyerje 25 vjet. Vlera totale, 48,346 USA Dollarë.

Pasuri e paluajtshme me sip 55.9 m2, në Tiranë, blerë me privatizimin e banesës shtetërore. Burimi i krijimit, blerë me kursimet nga të ardhurat nga paga e ime dhe e bashkëshortit, në vlerën 4203 lekë.\

Llogari bankare, 1,900 lekë.

Llogari bankare, 1,000 lekë.

Të ardhura të deklarueses, person fizik, avokate, në periudhen 1 Janar — 14 Prill 2018 nga arkëtimet e klientëve debitorë për faturat e deklaruara në periudhen para dhjetorit 2017, në shumën 906,450 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës së apartamentit 1+1, në pronësi bashkëshortore Tiranë, në periudhën janar-dhjetor 2018, te tatuara në burim, në shumën  255,000 lekë.

Bashkëshorti, pasuri e luajtshme, automjet mercedez Benz, 600 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës,  gjendje  1,650,729 lekë.

Të ardhurat nga paga, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës në periudhën 1 janar-31 gusht 2018 , në shumën 1,577,377 lekë.

Të ardhura nga pagesa e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak, në shumën 1511,621 lekë.

Kredi  për strehim, shuma 5 000.000  milion lekë, me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 23,800 . Shuma e shlyer, 2349.461 lekë.

Djali, pasuri e luajtshme, një autoveture Tip “Volksëagen, Passat”, viti i prodhimit 2005, blerë në Gjermani me datë 05.08. 2015. Burim i krijimit, të ardhurat nga puna në kompaninë, ARCADIA SOLUTIONS LLC, BURLINGTON MA, USA, në shumën 350.000  lekë.

Pasuri e luajtshme, një autoveture Tip “BMË 3351 xDnve Coupc”, viti i prodhimit 2012, blerë në USA në Shtator 2015 me kredi në shumën 28,441 USD, për 72 muaj me interes 2.9%, kësti mujor 431,38 USD. Kredia eshte shlyer me date 09.10.2018. Burim i krijimit, kursimet nga te ardhurat nga puna në kompaninë, ARCADIA SOLUTIONS LLC, BURLINGTON MA, USA, në shumën  28,441 dollarë USD.

Llogari kursimesh me interes 2%, gjendja me datë 31.12.2018. Burimi i krijimit, kursimet nga të ardhurat nga puna në kompaninë, ARCADIA SOLUTIONS LLC, BURLINGTON MA, USA, 8,799.98  dollarë USD.

Ne gjendja e llogarisë me datë 31.12.2018. Burimi i krijimit, kursimet nga të ardhurat nga puna në kompaninë, ARCADIA SOLUTIONS LLC, BURLINGTON MA, USA, 3,130.96 dollarë USD.

Të ardhura nga puna në kompaninë, ARCADIA SOLUTIONS LI.C, 20 BLAGIARD ROAD, BURLINGTON MA 01803, periudha Janar-Dhjetor 2018, në shumën 70,190.69 USD.

Djali tjetër, llogari rrjedhëse gjendja në datën 31.12.2018. Burimi i krijimit, kursimet e te ardhurave nga puna në korporatë AMBRICAN TOËER CORPORATION, BOSTON. MA, USA, në shumën 768 21 dollarë.

Të ardhurat neto nga puna në kompaninë AMERJCAN TOËER, në shumën 27 060 81 dollarë.

Viti 2018 (Deklarata vjetore)

Llogari bankare, 1 900 euro.

Llogari bankare, 1 000 lekë.

Të ardhura, si person fizik, avokate, në periudhën 1 Janar – 14 Prill 2018, nga argëtimet e klientëve debitorë për faturat e deklaruara në periudhën para dhjetorit 2017, 906.450 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës, e apartamentit 1+1, në pronësi bashkëshortore, në periudhën janar-dhjetor, në shumën  255.000 lekë.

Në llogarinë rrjedhëse të pagës tepricë, gjendje me 31.12.2018 Burimi i krijimit të ardhurat e deklaruesit nga paga dhe kursimet, në shumën 1,650.729 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit nga Prokuroria e Përgjithshme, në shumën  1 577 377 lekë.

Të ardhura nga pagesa e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak, në shumën 157 627 lekë.

Llogari kursimesh të djalit, 8 799 98 dollarë.

Llogari e djalit, 3 130 96 dollarë.

Të ardhura nga puna në kompaninë, ARCADIA SOLUTIONS LI.C, në shumën 70 190 69 dollarë.

Llogaria e djalit tjetër, 768 21 dollarë.

Të ardhura nga puna në korporatë AMBRICAN TOËER CORPORATION, në shumën 27 060 81 dollarë./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  I hodhën në erë makinën/ Kush është prokurori i “dosjeve të nxehta”, pasuria ndër vite

LEXO EDHE:  Milionerët e dyshimtë të Komisionit të Vettingut/ Inspektoriati i deklarimit fsheh pasuritë e tyre?

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Prokurori i mega-skandaleve/ Artan Lulaj i inkriminuar?

LEXO EDHE:  I lidhur me mafian e tokave?/ Hije dyshimi mbi pasurinë e prokurorit të Sarandës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: