LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Familja u detyrua të largohej nga shtëpia"/ Këngëtari shqiptar flet për tmerret e luftës së Kosovës

1 Korrik 2019, 11:25, Aktualitet CNA
"Familja u detyrua të largohej nga shtëpia"/

Ai i ka ?çmendur” të gjithë me muzikën dhe paraqitjen e tij me të cilën ka bërë shumë vajza për vete si brenda edhe jashtë Shqipërisë.  Seven Saraçi së fundmi ka hedhur në treg këngën e tij më të fundit, e cila ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve për arsye se këngëtari ka ardhur këtë rradhë me një këngë që tregon kalvarin e gjatë të vuajtjeve të njerëzve në Kosovë.

Projekti i tij muzikor titullohet ?Nothing Changed? ku vëmendjen kryesore e ka përqendruar vetëm tek lufta e shtetit të tij Kosovës.

?Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në New York. Në 1996-ën familja ime u detyrua që të largohej nga shtëpia si pasojë e politikave që po shkatërronin shtetin. Kam parë shtëpinë të shkrumbohej. Kemi humbur gjithçka, miqtë, komshinjtë dhe familjen. Erdhëm në Amerikë pa asgjë tjetër përveç disa rrobave të futura në një çantë shpine dhe disa gjërave të tjera që arritëm t?i shpëtonim nga shtëpia. Fakti që u rrita në New York ka qenë një bekim. Në një qytet kaq ndryshe, me kaq shumë kultura, nuk mund të mos përfshihesha me rrymën. Unë kam lindur shqiptar, por New York-u më ka bërë njeriun që jam sot. Dua të falënderoj të gjithë fansat që kanë qenë me mua në këtë rrugëtim muzikor, prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim. Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t?jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në këtë vorbull të madhe jete. Faleminderit të gjithëve ju që më keni shoqëruar në këtë udhëtim? ? ka shkruar Seven Saraqi në postimin e tij.

 

Lajmet e fundit nga