LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Duhet të punojë pak më shumë"/ Ikona e repit shqiptar kritikon reperet e famshme

1 Korrik 2019, 09:10, Aktualitet CNA
"Duhet të punojë pak më shumë"/ Ikona e repit

Ai njihet tashmë si ikona e repit shqiptar i cili ka vënë gurët e para në themelet e muzikës më popullore sot në vend.

Ish- pjestari i grupit ?NR?- i njohur më gjerësisht si ?Enarët?-, Bim Bimma, sot vijon të merret me muzikë ndonëse disi më i tërhequr nga muzika për shijet masive.

I ftuar në ?Mirage? në rubrikën ?Kë zgjedh??, Bim Bimma u vu sigurisht përballë zgjedhjeve të repereve kundër repereve, ku la edhe komentin e tij në lidhje me reperet vajza të cilat janë më të kërkuarat e momentit.

I vendosur përballë Tayna-s dhe Rinës ai zgjodhi Tayna-n duke e motivuar: ?se është më e egër?.

Por, kur u vendos përballë Fifit dhe Melinda Ademit, Bim Bimma zgjodhi Melindën duke e përcaktuar atë si reperen më të mirë grua në Shqipëri.

?Melinda është më e mira prej këtyre reperkave që kanë dalë, për shkak të mënyrës së interpretimit.?

Megjithatë, ai ka ca kritika sa i takon teksteve pasi sipas tij, rap-i nuk është krejt diss-e dhe beat.

?Duhet të punojë dikush me të për tekste, pasi diss-at u harxhuan. Çfarë ka ndonjë gjë tjetër??

Lajmet e fundit nga