Connect with Us

“Do të vij në Kosovë”/ Dua Lipa sjell në “Sunny Hill” këngëtaren e famshme botërore

Aktualitet

“Do të vij në Kosovë”/ Dua Lipa sjell në “Sunny Hill” këngëtaren e famshme botërore

Publikuar

-

cna lajm show

Pak minuta më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka dhënë një lajm të gëzueshëm për të gjithë. Ajo ka konfirmuar  se një tjetër këngëtare me famë botërore do t’i bashkohet festivalit “Sunny Hill”. Ajo është Miley Cyrus.

Dua ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se Miley do të këndojë në datën 3 gusht dhe ajo është duke u përgatitur për ditën e madhe.

LEXO EDHE:  I rritur pa prezencën e babait/ Graniti flet për fëmijërinë e vështirë, mes Zvicrës dhe Kosovës

“Unë do të shkoj në Kosovë me yllin e Kosovës, Dua”, thotë Miley në videon e publikuar nga këngëtarja me origjinë shqiptare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Masat anti-Covid/ Njihuni me rregullat e udhëtimit për në Angli

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ambasada Britanike ka përditësuar rregullat e udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndryshojnë duke filluar nga ora 04.00 e ditës së martë 30 nëntor.

Të gjithë personat që hyjnë në Britani, përfshirë ata nga Shqipëria, do të duhet të kryejnë një test PCR atë ditë ose përpara ditës së dytë dhe të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ.



 Çfarë duhet të bëni nëse mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të 30 nëntorit

LEXO EDHE:  A mundet regjistri i abuzuesve ta ndalë dhunën seksuale?

LEXO EDHE:  Rama uron qytetarët e Kosovës për 7 vjetorin e Pavarësisë

Nëse jeni plotësisht i vaksinuar dhe mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të së martës 30 nëntor, ju:

  • duhet të izolohen
  • bëni një test PCR përpara fundit të ditës 2 pas mbërritjes (testet e rrjedhës anësore nuk do të pranohen)
  • mund të largohet nga vetëizolimi nëse rezultati i testit PCR është negativ/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jeni bërë turp i botës me Lul pisin”/ Demokratët ngrejnë dyshimet për lidhjen e Bashës me laboratorin e drogës në Xibrakë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Enkelejd Albieaj, ka postuar në rrjete sociale urimin e deputetit socialist Bujar Çela, me foton e ish diktatorit Enver Hoxha, për ditën e pavarësisë.

Alibeaj, krenohet se i ka kthyer përgjigjen e merituar dhe më pas e hedh në rrjete sociale.

“Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore ky akt”, është përgjigjja e Alibeajt.

Mirëpo për demokratët, edhe Alibeaj është njësoj si deputeti socialist.

Dhjetra komente kanë vërshuar në postimin e Alibeajt nga demokratët, të cilët i kujtojnë atij, se deputeti në fjalë dhe kolegë e tij, janë në pushtet prej tyre.

Jeni bërë turpi i botës me gjithë Lul pisin…Kush do ta dekomunistizojë ju edhe Lulzim Basha që po mbani në parlament ca mbetje të komunizmit dhe që mbani në pushtet Edi Ramën”, shkruajnë demokratët.

LEXO EDHE:  Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

LEXO EDHE:  Kryetari i LDE Arian Galdini takohet ne Prishtine me Ramush Haradinaj.



Reagimi i demokratëve nuk ndalet më kaq. Ata vijojnë më tej duke e personifikuar Bashën me Enverin.

Ata heqin paralale mes Bashës dhe nipit të Enverit, që disa kohë më parë u kap me laborator droge.

“Një pyetje kam për ty z. Alibeaj. Çfarë lidhje kanë nipi i Enverit ai që kishte laborator droge me Lulin e PD-së? ..Lideri demokrat e ka mendjet me ngjy flokët por kokën e ka bosh…me këta do të bëni bashkëqeverisje”, shkruajnë më tej demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet që demokratëve, me të cilat fundosin deputetin e Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe njëherësh vërtetojn se janë pro 11 Dhjetorit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zyrtarisht në dimër/ Zbuloni surprizat që rezervon moti gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë por në vijim pritet që të kemi prezente edhe rreshjet e dëborës.

Në një pjesë të mirë të zonës malore temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të pësojnë ulje të ndjeshme duke bërë që në zonat malore të zbresin edhe në – 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 17 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  I rritur pa prezencën e babait/ Graniti flet për fëmijërinë e vështirë, mes Zvicrës dhe Kosovës

LEXO EDHE:  Serbia bllokon sërish hyrjen e kamionëve nga Kosova



Po ashtu parametri i erës pritet që të jetë probematik këtë javë duke bërë që në det të hapur të shkojë në shpejtësi deri në 100 km/orë./CNA.al

LEXO TE PLOTE