LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon deputeti Maliqi: Në Berat, 2000 vota më shumë se sa kanë votuar

1 Korrik 2019, 17:57, Aktualitet CNA
Denoncon deputeti Maliqi: Në Berat, 2000 vota më shumë se sa

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale deputeti i listës së PD-së, në Berat, Lefter Maliqi, ka denoncuar një skandal që flet qartë për prezencën e manipulimit të votave, me qëllim shtimin e numrit të pjesëmarrësve etj.

” Skandalet,manipulimet skanë të sosur,dhe kur votojne vet,numurojnë vet,i mbushin kutitë vet.Ende pa mbaruar numërimi në Berat dalin mbi 2000 vota me shume se sa kanë votuar. Burime dhe ne Skrapar per informacione te njejta per mbushje te kutive pa qënë prezent.Kjo ështe fytyra e Rilindjes e babëziz,e vjedhjes,joshjes,zhantazhimit, kercenimit, votimit njepartiak ne qarkun Berat dhe gjithe vendin.Komunizmi ska brirë.Kudo mbizotëron krimi shteteror,zgjedhor,kudo korrupsion,paaftesi,mos njohje e moszbatim te ligjit,shkelje te kushtetutes,kapje te instutucineve dhe Qeverise nga mafia e bandat.Koha te clirojme institucionet dhe Qeverin e kapur nga krimi,koha per zgjedhje te parakohshme .Qeveri teknike,shperndarje parlamentit,ndryshim sistemi zgjedhor,zgjedhje te lira e te ndershme.S’ka kthim prapa!”, shkruan deputeti Lefter Maliqi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga