LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha “shkund” Bashën/ “Si do shkosh në zgjedhje të parakohëshme?”

1 Korrik 2019, 16:05, Aktualitet CNA
Artan Hoxha “shkund” Bashën/ “Si do shkosh në

Gazetari Artan Hoxha ka folur me tone të ashpër ndaj opozitës për veprimet që kjo e fundit bëri duke mos hyrë në zgjedhje.

Sipas Hoxhës, është e pashpjegueshme dhe e pakuptimtë dorëzimi i 27 bashkive në tavolinë.

Hoxha theksoi se opozita dorëzoi bastionet e saj me të cilat pretendonte të futej edhe në zgjedhjet e parakohëshme që i kërkon.

Gazetari tha nga studio e lajmeve në ?Report Tv? se sot kemi një opozitë që ka mijëra mbështetës por nuk përfaqësohet askund.

?Unë nuk gjej dot në shpjegim kur ti duhet të futesh në garë për të fituar ti dorëzon 27 bashki në tavolinë. Trishtimi i militantëve është se kanë humbur bastionet e tyre. Nuk e kuptoj këtë lëvizje të opozitës që dorëzoi bastionet e saj si Shkodra, Kukësi, Vora, Kamza, Kavaja e tjerë. Nuk e di si do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme ky kur 61 bashkitë i drejton kundërshtari politik. Çuditërisht ne sot kemi një opozitë me mijëra mbështetës por që nuk kanë asnjë pushtet dhe përfaqësim në pushtetin vendor apo qëndror?,-deklaroi Artan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga