LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“30 Qershori i nxorri djersë të ftohta”/ Basha sulmon Ramën

1 Korrik 2019, 18:32, Aktualitet CNA
“30 Qershori i nxorri djersë të ftohta”/ Basha sulmon

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat foli rreth zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme.

Sipas Bashës, 30 qershori tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij.

Basha theksoi se 85% e shqiptarëve e refuzuan Edi Ramën dhe votimet farsë të tij.

?Marrëzia e 30 Qershori tregoi se çfarë është i gatshëm Edi Rama të bëjë për pushtetin e tij. Pamjet e trishtuara të të moshuarve që duhet të bëheshin pjesë e farsës, pamjet e invalidëve të kërcënuar për të marrë pjesë në votime. Pamjet e punonjësve të administratës të cilët kokëulur u detyruan të votojnë. Këto ishin votimet e Edi Ramës. 85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin që kurrë më krimi të mos vendosë për politikën, kurrë më krimi të ulet në Parlament. Kurrë më të mos kushtëzohet vendi i punës, ndihma ekonomike, pensioni për vota. Shqiptarët e bënë dje që Ramës dje ti binin djersë të ftohta?,-tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga