Connect with Us

Zgjedhjet vendore/ Ja sa persona kanë votuar në Korçë deri në orën 18:00

Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Ja sa persona kanë votuar në Korçë deri në orën 18:00

Publikuar

-

Zgjedhjet e ditës së sotme ku opozita nuk merr pjesë kanë pasur një pjesëmarrje të ulët.

Burime të CNA.al nga qyteti i Korçës konfirmojnë se deri në orën 18:00 në këtë bashki kanë marrë pjesë në total 23 265 votues, ose 21.4%.

Kryebashkiaku aktual i Korçës Sotriaq Filo ka marrë mbi 25 mijë vota në zgjedhjet vendore në vitin 2015, pra  është në të njejtat shifra../CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Thyhet tjetër rekord të infektuarish me Covid-19/ Mbi 100 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Thyhet tjetër rekord të infektuarish me Covid-19/ Mbi 100 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në vendin tonë situata e Covid-19, vijon të jetë shqetësuese.

Specialistja pranë ISHP-së, Eugena Tomini, në një komunikim publik bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 585 persona të dyshuar sit ë prekur nga Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 117 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina në Korçë/ Lëndohen disa persona

LEXO EDHE:  Aksidenti në Korçë/ Zbulohen identitet e viktimave, burrë e grua

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20”-tha Tomini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet bilanci i viktimave/ Humbin jetën 2 pacientë tek Infektivi

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave nga Covid/ Ndërrojnë jetë 2 pacientë tek Infektivi

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije s egjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë të prekur nga Covid.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tre raste të reja me COVID në Fier/ Infektohen 2 mjekë

Publikuar

-

Nga

Tre raste të reja me COVID në Fier/ Infektohen 2 mjekë

Tre raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar me në qytetin e Fierit. Mësohet se 2 nga tre rastet janë mjekë.

Rasti i parë është një mjek anestezist i spitalit të Fierit. Ai ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Në momentin që janë shfaqur shenjat, mjeku nuk ka shkuar në punë, teksa mësohet se deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

LEXO EDHE:  Dhunimi i të riut në Korçë/ Zbulohen prapaskenat me vendimin për policët

LEXO EDHE:  BANORËT E PERIFERISË SË KORÇËS: TEK GJERGJI MERO, GJEJMË SHPRESËN PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM‏

Ndërkohë, nga ana tjetër, rasti i dytë është i një mjeku në Levan, por që banon në Fier ndërsa rasti tjetër është një grua./CNA.al

LEXO TE PLOTE