LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje në Tiranë/ Zbulohet vendndodhja e Bashës

30 Qershor 2019, 12:03, Aktualitet CNA
Zgjedhje në Tiranë/ Zbulohet vendndodhja e Bashës

Në rreth katër muaj, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka zhvilluar nëntë protesta kombëtare, ku të paktën 7 prej tyre kanë qënë të dhunshme, dhe në secilën prej tyre Basha ka thënë se Rama ra, regjimi është në grahmat e fundit etj.

Por, ndërkohë që Basha disa herë ka thënë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, në fakt sot zgjedhjet po zhvillohen dhe gjithçka po vijon e qetë.

Qendrat e votimit janë hapur që në 07:00, sipas orarit zyrtar.

Por, ndërkohë që në Tiranë, qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit prej orës 07:00, CNA.al ka mësuar se Lulzim Basha ka bërë atë që di të bëjë më mirë, të flejë.

Të gjithë e dinë dobësinë e madhe që Luli ka për gjumin, dhe sot ndërkohë që zgjedhjet filluan në orën 07:00, ai ka shfrytëzuar mësë miri këtë ditë, për të fjetur.

Mësohet se Basha ka mbërritur në selinë blu, rreth orës 10:00, ku është mbyllur në zyrë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhin dhe nuk kanë dalë për asnjë minutë.

Ndërkohë mësohet se selinë në mëngjes e ka hapur Gazment Bardhi, ndërsa pas orës 10:00 ka mbërritur edhe Basha dhe kanë ngelur aty, të dy të vetmuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga