Connect with Us

U procedua penalisht/ Voltana Ademi “fajëson” Metën

Aktualitet

U procedua penalisht/ Voltana Ademi “fajëson” Metën

Publikuar

-

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka reaguar pas njoftimit se është proceduar penalisht, pas incidenteve në disa KZAZ në bashkinë që drejtohet prej saj.

Kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi para mediave është shprehur se nuk ka shkelur ligjin, por ka vepruar në bazë të një dekreti të presidentit të Republikës.

“Çdo veprim i bashkisë së Shkodrës ka vepruar duke respektuar vetëm dekretin e presidentit dhe ka zbatuar ligjin 139, të vitit 2015 për qeverisjen vendore. Çdo veprim është bërë transparent në kohë dhe është përcjellë edhe nga mediat”-tha Ademi.

Gjithashtu ajo tha se sot shkodranët nuk lejojnë instalimin e një diktature të re.

LEXO EDHE:  Ndocaj nis mbledhjen e firmave për largimin e Metës dhe LSI-së nga koalicioni qeverisës

“Procedimi penal nuk është i ditës së sotme, është paralajmëruar dje publikisht nga komisarët politik të KQZ , kryeministri dhe prefekti. Publikisht kërcënuan dhe intimiduan një kryetare bashie në detyrë. Nuk habitem fare me procedimin penal. A nuk filloi kështu edhe në ’45? A nuk po ecim në të njëjtën rrugë sot?”-tha ndër të tjera Voltana Ademi.

Po ashtu ajo theksoi se “Në emër të Bashkië së Shkodrës, deklaroj se unë dhe asnjë punonjës i Bashkisë nuk ka shlelur ligjin. Kemi zbatuar Kushtetutën dhe dekretin e presidentit”-tha Ademi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Meta urim për ditën e Pavarësisë/ Të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë

Publikuar

-

Nga

Meta urim për ditën e Pavarësisë/ Të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë

Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se duhet punë dhe angazhim çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë.

Meta thekson se 108 vite kanë dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen e misionit të nisur nga Ismail Qemali për ta bërë Shqipërinë si Europa.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit. 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Për dy javë zhduket koronavirusi nga planeti”/ Ruzhdi Metali tregon terapinë që duhet përdorur

Publikuar

-

Nga

Ruzhdi Metali është mjeku alternativ i cili është vënë shpesh në qendër të vëmendjes pasi pretendon se shëron sëmundje për të cilat edhe shkenca has vështirësi duke dhënë kura.

“Si të shpëtojmë ne dhe njerëzimi nga Covidi, çfarë ilaçi të përdorim?”, ka qenë një nga pyetjet e qytetarëve për Ruzhdi Metalin.

Doktori alternativ thotë se duhet të bëhet infektimi në masë i populates përveç të moshuarve.

“Vetëm për dy javë koronavirusi zhduket nga planeti po ta shërojmë ne. Unë them që të infektohen të gjithë njerëzit përveç pleqve, të marrin zink, të përdorin specin djegës pluhur. Personave që janë me Covid dhe me probleme madhore të shtruar në spital me intubim, duhet të bëjnë dializë. Unë mendoj që gjithë pleqtë për dy javë t’i mbajnë në një terapi të veçantë, ndërsa rinia të infektohen se krijon imunitet trupi. Ozono-terapia e shëron përnjëherë koronavirusin, nuk e lejon virusin në trup, shëron edhe kancerin. Ka spitale private që e bëjnë, jo në Shqipëri. Kur blini maskat, hekurosini”, tha Metali në “Zonë e Lirë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutohet emigranti shqiptar në Belgjikë/ U qëllua me 8 plumba

Publikuar

-

Nga

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Belgjikë.

Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Dyshohet se viktima qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE