LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Loja e radhës e Lulit me zgjedhjet

30 Qershor 2019, 21:55, Aktualitet CNA
Shënim/ Loja e radhës e Lulit me zgjedhjet

Pas përfundimit të zgjedhjeve, ashtu sikurse CNA.al kishte paralajmëruar ditën e djeshme, doli në një konferencë për mediat kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha gjatë fjalës së tij e shiti si fitore pjesëmarrjen e ulët në votime.

E gjithë kjo retorika e ngritur mbi numrin e votuesve është loja e radhës e Lulit për të mos marrë asnjë përgjegjësi mbi veten për disfatat që po pëson.

Gjithë këto deklaratat e Bashës ngjajnë si lojëra fjalësh, pasi ai mundohet të shesë si fitore, në fakt, edhe atë që është një humbje e madhe: dorëzimin në tavolinë të bashkive që ai drejton.

Basha flet me shifra, duke kërkuar ti anestizojë demokratët, me lojëra përqindjesh, paçka se që nga sot PD nuk ka asnjë bashki në drejtimin e saj.

Pyetja që shtrohet për Bashën, i cili ka treguar që është një dështak kronik, është se: Sa përqind e votuesve do të kishin dalë në votim nëse PD-ja e Lulit do të garonte e vetmë?

Por, si gjithmonë, Basha e ka të vështirë t?u përgjigjet pyetjeve, duke mos marrë asnjë përgjegjësi mbi supe për disfatën e demokratëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga