Connect with Us

Premtimi i Ramës/ “Asnjë nuk do të largohet nga puna”

Aktualitet

Premtimi i Ramës/ “Asnjë nuk do të largohet nga puna”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama gjatë konferncës për shtyp ka bërë një një premtim se asnjë grua apo vajzë nuk do të lëvizet nga puna në bashkitë që deri më sot janë drejtuar nga e djathta.

Sipas Ramës, asnjë nuk do të preket përveç atyre që janë padrejtësisht në atë vend pune.

“Kush ka kaluar vijën e kuqe të kufirit të ligjit do të përballet me të ndërsa kush ka qenë pjesë e agjesisë turistike të protestave nuk do të preket. Asnjë grua, asnjë vajzë që ka qenë pjesë e bashkive të djathta nuk do të preken. Asnjë revansh , asnjë nuk do të preket përveç atyre kushërinjve që janë bërë pjesë e administratës me mënyrat që ato i dijnë”,-tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E vrau dhe e groposi në parcelën e hashashit/ Gjykata dënon autorin në arrati

Publikuar

-

Nga

30 vite burg ka dhënë Gjykata e Krujës, për Agron Tufën, i cili ndodhet në arrati.

Ky i fundit akuzohet se ka ekzekutuar dhe më pas ka groposur në një parcel me hashash Kejsi Hysajn.

Bëhet fjalë për një ngjarje të tre viteve më parë, që tronditi mbarë opinionin publik, ku u tha se ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrau gruan në mënyrë barbare/ Detajet që fundosen pilotin grek, mesazhet që u zbuluan

Publikuar

-

Nga

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline. Mediat greke raportojnë se piloti ka rrëfyer vrasjen brutale.

Pas më shumë se tetë orësh pyetje, ai rrëfeu se kishte vrarë gruan. Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte.

Sipas Protothemas, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte vendosur të merrte fëmijën dhe ta linte.

Protothema shkruan se Babis u dorëzua dhe tregoi gjithçka kur në ishullin ku po qëndronte, Alonissos, shkoi një helikopter i policisë greke. Deri në atë moment, ai ishte i sigurt se kishte kryer krimin perfekt, por teksa policët i afroheshin kuptoi se po i vinte fundi sajesës që kishte organizuar për 37 ditë, e ku vetes i kishte lënë rolin e protagonistit.

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer marrëdhënien e dashurisë me Caroline, e cila përfundoi me grindje të përditshme, me frikën se ajo do ta linte dhe se do t’i merrte fëmijën.

Po ashtu mediat greke, shkruajnë se nga të dhënat që policia ka në dispozicion nga celulari i Carolinës, mendohet se në natën që u vra ajo ishte në një grindje me burrin e saj. Nga mesazhet e dërguara që dolën për mediat ishte përdorur edhe fjala “budalla“.

Natën që ka ndodhur krimi, 32-vjeçari pretendon se ka humbur kontrollin pasi Caroline ka vënë fëmijën në krevat dhe i ka thënë që të largohej, duke i kërkuar divorcin. Ai përshkroi çdo gjë në detaje, se si i mbylli gojën dhe i vuri jastëkun sipër derisa i mori frymën. Fillimisht, asaj i kanë rënë ndjenjat dhe më pas ka humbur jetën. E për të përforcuar idenë e një grabitjeje, Babis ka shkuar tek qeni dhe me duart e tij e ka mbytur.

LEXO EDHE:  Mentor Petrela i përgjigjet Ramës/Krahasuar me atë që u bënë gjyshërve në ’44, kjo që më bërë ti është lule

LEXO EDHE:  Rama tregon si u njoh me Saimir Tahirin

Pas kësaj shkoi dhe theu kartën e memories së kamerave të sigurisë dhe e hodhi në tualet. Më vonë bëri një rrëmujë në shtëpi për të dhënë idenë e një grabitje dhe tregoi se si lidhi veten.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Media greke ka ndërtuar gjithë kronologjinë e vrasjes së Caroline Crouch.

Në orën 00:35, kamera e dhomës së ndenjes shkrep për herë të fundit. Piloti grek është ulur në divan me foshnjen 11-muajshe dhe shtyp me nervozizëm celularin. Ai po shkëmbente mesazhe me bashkëshorten dhe dukej i tensionuar. Ai e kishte marrë foshnjen në papafingo.

Në 1:20, 32-vjeçari heq kartën e kujtesës nga kamera dhe pamja bëhet e zezë. Duket se ky ka qenë momenti kur piloti grek ka vendosur të vrasë bashkëshorten.

Për 2 orë e 40 minuta burrë e grua shkëmbyen mesazhe të forta dhe kërcënuese në celular.

Më pas në orën 04:01, ora biometrike e vajzës tregon për një stimulim intensiv në puls.

Në orën 04:11 pulsi i Caroline Crouch pushoi së rrahuri dhe ndërroi jetë. Një nga arsyet pse u zbulua vrasësi ishte se ai kishte dhënë orë tjetër për ngjarjen duke pretenduar se e gjitha kishte ndodhur rreth orës 5-6.

Policia zbuloi se oraret nuk përputheshin me provat e gjetura.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Greqia vendos hapjen e kufijve për shqiptarët 

Publikuar

-

Nga

Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për shqiptarët, duke filluar nga data 28 qershor.

Mësohet se vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.

Kujtojmë këtu se ky vendim vjen pasi Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Po ashtu, edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, shkroi sot në mesditë në rrjetet sociale: “Lajm i mrekullueshëm për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik! Këshilli i BE-së ka rekomanduar sot zyrtarisht heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimeve për qytetarët shqiptarë”./CNA.al

Udhëtime që nga 18 Qershori/ Lista e vendeve, ku do të hiqen kufizimet me kërkesë të BE

LEXO TE PLOTE