LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po kërcënohen qytetarët”/ Lefter Maliqi publikon mesazhet

30 Qershor 2019, 16:14, Aktualitet CNA
“Po kërcënohen qytetarët”/ Lefter Maliqi publikon

Deputeti i listës së Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një mesazh ku denoncohen parregullsi në procesin e votimit.

Sipas tij, 30 qershori tregoi dështimin total të Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama.

Maliqi shkruan për një pjesëmarrje të ulët në votime dhe denoncon parregullsitë dhe presionet që i bëhen njerëzve për të marrë pjesë në votime.

Postimi i plotë:

? 30 Qershori tregoj Deshtimin total te Rilindjes se Krimit.Pjesmarrja tregoj zhgenjimin dhe humbjen fatale qe e pret ne zgjedhje normale PS. Opozita e bashkuar drejt fitores së sigurt.Socialistet e ndershem se duan më Pinokun me çitjane trecerkshe,karnavalin e Rilindjes.As 15% skanë votuar në qarkun e Beratit dhe gjithe vendin. Rilindja në alarm po shantazhon këto dy ore kercenimet,shantazhimet,nepermjet njerzëve te deputeteve dhe segmenteve te administrates duke i telefonuar e shantazhuar paraqituni merrni me vete kartat e identitetit te familjes e fisit,neser sdo jeni në pune ne bashki e administrate,nderkohe punonjesit e administrates neser do kontrollohen nga boja ne gisht kane votuar apo jo,makinat e shtetit po marrin njerez me detyrim ,joshje ,imponim.Vetë votojnë,vetë numërojnë,vetë mbushin kutitë.Ky eshte fundi,deshtimi i Rilindjes dhe fitorja e demokracise.1 Korriku dita e bardhe per shqiptaret ,socialistet e ndershem,demokrat,lsi-st,Çam,minoritar etj dhe boje e zeze per Rilindjen e krimit dhe njolle e zeze per opinionin nderkombtar.Shikoni nje pjes te sms-ve? Rama ik,shporru,turpi po te mbulon,zoti po te ndeshkon./CNA.al

Lajmet e fundit nga