LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozitari i vetëm përballë Ramës/ Patozi ka një mesazh të fortë për qytetarët

30 Qershor 2019, 08:41, Aktualitet CNA
Opozitari i vetëm përballë Ramës/ Patozi ka një mesazh

Kordinatori  i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka votuar pranë  qendrës së votimit të vendosur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë.

Astrit Patozi, i cili është opozitari i vetëm që kandidon përballë Ramës, i ka drejtuar edhe një mesazh qytetarëvem ku theksoi se i vetmi instrument në një vend demokratik për të të ndryshuar qeverisjen janë zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, Patozi ka thënë se pas 1 korrikut një frymë e re politike e pret vendin.

“Pas këtyre zgjedhjeve nuk u prodhua as paqe dhe as stabilitet, por erdhëm në krizën më të thellë politike që Shqipëria ka patur ndonjëherë.
Ndaj shpresoj dhe nuk është çudi që pas këtyre zgjedhjeve, me cen, do të thoja, të vijë një periudhë paqeje, një periudhë qetësie dhe normaliteti demokratik në Shqipëri. Unë besoj shumë që kjo do të ndodhë. Pas 1 korrikut, Shqipëria do të hyjë në një erë të re për komunikimin politik dhe për stabilitetin e institucioneve.”,  ka thënë Patozi.

Në siglën e Bindjes Demokratike, për Bashkinë e Tiranës, kandidon Arben Skënderi./CNA.al

Deklarata e plotë:

Më mirë zgjedhje problematike se sa mos të kishim zgjedhje fare.

Në fakt, kjo e sotmja nuk është, as ditë feste dhe, as ditë zie.

Unë mendoj që sot është një ditë normale votimi, që Shqipëria duhet ta kapërcejë dhe duhet ta lerë pas.

Sigurisht, që këto janë zgjedhje të cunguara dhe nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë apo për të nxjerrë se kush ishin përgjegjësit. Por mendoj që më mirë të kishim zgjedhje problematike, sesa të mos kishim zgjedhje fare. Sepse ky është i vetmi instrument në një vend demokratik për të të ndryshuar qeverisjen.

Nuk duhet të harrojmë që dy vite më parë ishim këtu në qendrat e votimit, pas një procesi nga më me pak incidente dhe nga më miqësorët, që ishin mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Madje nuk ishte aspak befasi nëse mund të gjeje brenda qendrave të votimit socialistë e demokratë, duke u përqafuar me njëri ? tjetrin.

Por pas këtyre zgjedhjeve nuk u prodhua as paqe dhe as stabilitet, por erdhëm në krizën më të thellë politike që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

Ndaj shpresoj dhe nuk është çudi që pas këtyre zgjedhjeve, me cen, do të thoja, të vijë një periudhë paqeje, një periudhë qetësie dhe normaliteti demokratik në Shqipëri. Unë besoj shumë që kjo do të ndodhë. Pas 1 korrikut, Shqipëria do të hyjë në një erë të re për komunikimin politik dhe për stabilitetin e institucioneve.

Lajmet e fundit nga