LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Norman monitoron votimet në Kamëz/ "Çmoj faktin që zgjedhjet janë të qeta"

30 Qershor 2019, 10:08, Aktualitet CNA
Norman monitoron votimet në Kamëz/ "Çmoj faktin që

Ambasador Britanik, Duncan Norman ka qenë i pranishëm në Kamëz për të vëzhguar procesin e votimit.

Në Kamëz deri tani nuk është shënuar asnjë incident ndërsa procesi i votimit po zhvillohet qetësisht.

I pyetur në lidhje me procesin e votimit deri më tani dhe situatën që Shqipëria u fut në votime Norman ka thënë:  Zgjedhjet që bëhen sot është gjë e mirë megjithatë është një situatë e pazakontë.

Pasi votuesit nuk kanë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve, por nuk na takon ne kjo. I takon Gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar. Ne jemi në krye të detyrës për të vëzhguar këtë proces dhe situatën.

Çmoj faktin që zgjedhjet janë të qeta. Ne jemi për dialog, patjetër që është një mundësi dialogu. Kemi bërë thirrje për dialog. Shpresojmë që kjo t’i shërbejë dialogut. ” ka thënë Norman ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga