LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Nini Dede/ Sistemi bipartiak në Shqipëri shkatërroi të drejtën themelore për të votuar dhe për të mos votuar!

30 Qershor 2019, 21:31, Aktualitet CNA
Nga Nini Dede/ Sistemi bipartiak në Shqipëri shkatërroi të

Edhe pse gati 30 vjet pas renies se murit te Berlinit, mentaliteti shqiptar i diteve te sotme po ngre nje “mur” diktatorial mendor te rrezikshem per shoqerine tone aktuale dhe te brezave qe vijne.

Mengjesi i dites se sotme i gjeti shqiptaret ne ylberin sentimental te ndjenjave njerezore karshi situates se sotme politike,por njekohesisht brenda ngurtesimit shpirteror te humbjes se lirise per te votuar dhe per te mos votuar.

Pertej entuziazmit,euforise,merzitjes apo deshperimit militantesk bilateral per te (mos)votuar, me e rrezikshmja dhe me e frikshmja nga te gjitha eshte vete frika respektive qytetare per te (mos)votuar.

Sot, ne gjykimin tim,te gjithe qytetaret shqiptare ( te pakten ata me pikatore qe ndjehen akoma te lire) duhet te kuptojne se totalitarizmi bipartiak eshte po njesoj i demshem si ai monopartiak,per te mos thene edhe me shume sepse ka edhe hipokrizine dhe iluzionin optik te demokracise imagjinare brenda.

Nje qytetar i lire qe dje nuk votonte fare sepse e kishte humbur besimin tek ky sistem politik i dy te forteve, sot perballet me friken e dyfishte po ndaj tyre, ku mosvotimi e heq nga puna e sotme, ndersa votimi nga puna e neserme.

Ky mentalitet teresisht diktature-dashes, shoqeruar edhe me banalitetet absurde “votove se u bleve apo nuk votove se u bleve”, te prodhuara nga sistemi i shitblerjes se votes, duhet te marre fund njehere e pergjithmone.

Cdo militant respektiv i dy te forteve, qe vazhdon te polarizoje ne menyre te tejskajshme qendrimin e cdokujt ” ose me mua ose kunder meje”, perpara se te jete militant duhet te kuptoje se prizmi optik i te parit me ngjyra eshte me evolutiv se periudha bardh e zi.

Ne vend te blloqeve te shenimit dhe paparacizmit fotografik se kush votoi apo kush nuk votoi, do ishte me mire te kthenin syte nga SH.B.A dhe Perendimi per te kerkuar ndihme ne instalimin e modelit te tyre pluralist te vertete edhe ne Shqiperi, ne vend qe t’i shpallin here miq e here armiq, sipas interesit te momentit te te dy paleve nder vite.

Liria e nje individi eshte shtylla themelore e funksionimit te demokracise per nje shoqeri te shendoshe dhe  cenimi apo garantimi i saj lidhet katerciperisht me politiken. Fillimi i implementimit te saj fillon nga ndergjegja e njeriut dhe menyra e te menduarit.

Nese cdokush do te mendonte klasiken “c’me duhet mua politika, une nuk merrem me politike”, 2 thenie te Platonit do t’i jepnin pergjigje:

“Nje prej denimeve per refuzimin e pjesmarrjes ne politike eshte se perfundon e qeverisesh nga inferioret”.

“Njerezit e mire nuk kane nevoje per ligje qe te jene te pergjegjshem, ndersa njerezit e keqinj do te gjejne gjithnje nje rrugedalje nga ligjet”./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga