LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga molotovi në saze dhe valle/ Basha i fal Ramës 61 bashki

30 Qershor 2019, 09:22, Aktualitet CNA
Nga molotovi në saze dhe valle/ Basha i fal Ramës 61 bashki

Me një rezultat të ditur, pra për herë të parë në 30 vite demokraci, dihet se kush do i fitojë zgjedhjet apo kush janë kryebashkiakët që do të marrin mandatin katër vjeçar, për të administruar pushtetin vendor.

Por, si filloi dhe ku po shkojmë?

Filloi me djegien e mandateve pas protestës së 16 shkurtit, ku kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha deklaroi se ?Rama ra?, dhe vazhdoi me molotov, me përplasje, me të plagosur dhe me kërcënime. Ku Lulzim Basha thoshte se sot nuk do të kishte zgjedhje, ku Lulzim Basha thoshte se në 30 qershor nuk do të votohet, ku Lulzim Basha thoshte se në 30 qershor Edi Rama nuk do të ishte më kryeministër, por do të kishte zgjedhje të parakohshme.

Në fakt sot po votohet, sot po zhvillohet një proces dhe në fakt më shumë se asgjë tjetër, Lulzim Basha i ka falur në tavolinë PS-së, 61 bashki.

E filloi me molotov, zhvilloi nëntë protesta kombëtare, ku 7 prej tyre ishin të dhunshme dhe fakti është se sot kemi përfunduar tek disa protesta simbolike, duke qënë se edhe njerëz nuk ka. Janë vetëm disa grupe të vogla individësh të cilët, me faze dhe këngë të Enverit në gojë, tregojnë simbolikën e kësaj dite për Lulzim Bashën.

Por, përtej çdo aksioni, lëvizje apo sinjali që jepet, më shumë sesa e rëndësishme, për opozitën duket të jetë një simbolikë e cila tashmë nuk ka peshë, sepse për pak kohë votimet do të mbyllen dhe në tavolinën e socialistëve nga nesër do të jenë 61 bashki si trofe, të cilat Lulzim Basha tha se nuk do ti kishin, se Edi Ramën do ta largonin, por nga nesër për Lulzim Bashën fillojnë problemet e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga