LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet procesi i votimit/ Shqipëria zgjedh drejtuesit e rinj vendor

30 Qershor 2019, 17:12, Aktualitet CNA
Mbyllet procesi i votimit/ Shqipëria zgjedh drejtuesit e rinj vendor

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë.

Orari zyrtar i hapjes së QV-ve ka qenë 07:00 me 19:00, gjë që e ka konfirmuar edhe njëherë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili i bëri thirrje gjithë stafit administrues të votimeve tu mbledhin kartat e identitetit personave që ende presin pas derës rradhën për të votuar.

Dorëzimi i dokumentit identifikues të të fundit votues shënon dhe mbylljen e procesit, u shpreh Zguri, duke përjashtuar mundësinë e shtyrjes së procesit, siç dhe ka ndodhur në zgjedhje të shkuara.

“Ka patur një kërkesë për shtyrje me gjysëm ore të procesit të votimit, por kjo është e pamundur. Votimi filloi në ora 07.00 dhe përfundon në 19.00. Këtë parashikon ligji dhe nuk ka asnjë shtyrje, megjithse ka patur një kërkesë për shtyrje me gjysëm ore”, ka artikuluar Klement Zguri, duke mos dhenë ndonjë shifër zyrtare rreth numrit të pjesëmarësve në votime.

Tashmë shqiptarët kanë zgjedhur drejtuesit e rinj vendor për katër vitet e ardhshme.

Situata e votimit ka qene mjaft e qete dhe pjesmarrja pritet te ketë shkuar mbi 700 mijë votues një shifër më e lartë se ajo që morrën socialistët në vitin 2015. /CNA.al

Lajmet e fundit nga