LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Kryemadhi/ “Kjo e sotmja është një fitore”

30 Qershor 2019, 18:26, Aktualitet CNA
Habit Kryemadhi/ “Kjo e sotmja është një fitore”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me votimet e zhvilluara ditën e sotme.

Sipas Kryemadhit, 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën.

Kryemadhi e ka quajtur pjesëmarrjen e ulët në votime si një fitore për demokracinë shqiptare.

?85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?

P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi ??,-shkruan Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga