LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fituan të tre, humbi populli

30 Qershor 2019, 21:23, Aktualitet CNA
Fituan të tre, humbi populli

Rreth dy orë pas mbylljes së kutive të votimit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi një konferencë për shtyp menjëherë sapo kryeministri i vendit kishte deklaruar se do të dilte me një qëndrim publik rreth orës 21:00.

Por pak më parë një qëndrim për zgjedhjet e kishte mbajtur dhe Monika Kryemadhi. Ajo që është e vërteta dhe që të gjithë e panë me sy ishte se të tre shpallën fitoren.

Lulzim Basha duke mbajtur fort pjesëmarrjen me 15 përqind dhe 85 përqind të listës që s?kishte shkuar të votonte të zgjedhëzve. Në fakt nga 100 përqind e listës së zgjedhëzve zakonisht në Shqipëri votojnë nga 45-50 përqind.

Ajo që ka ndodhur sot është se kanë votuar rreth 23 përqind rreth mbi 700 mijë votues çka do të thotë se socialistët kanë nxjerrë elektoratin e tyre të votojë.Kjo do të mjaftonte që të hidhte poshtë teoritë e Lulzim Bashës për fitoren e tij.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e PS dhe ka shpallur fitoren e tij. Por dukej me një dorë të shtrirë dhe fitoren nuk e kishte mbi fitoren mbi rezultatin. Por fitorja e tij dukej se qe mbi djegien e mandateve dhe mbi procesin politik që kish ndjekur opozita në këto pesë muaj.

Nga ana tjetër, një fitore të madhe na shpalli dhe Monika Kryemadhi, e cila të sotmen e lexoi si fitore të popullit kundra Edi Ramës. Në fakt të tre kanë fituar.

Lulzim Basha fitoi se ndenji urtë, Edi Rama fitoi procesin dhe djegien e mandateve të Lulit, Monika fitoi shumicën sipas saj që përfaqëson bashkë me Lulzim Bashën, ndërsa shqiptarët janë ata që kanë humbur. Janë shqiptarët ata që kanë humbur sepse kanë duruar në 5 muaj protesta me molotov dhe dhunë, kërcënime dhe përplasje nga opozita. Burgosje dhe pranga për demokratët, militantët e PD-së nga qeveria.

Sharlatanizma idiotësira dhe çmendurira nga LSI-ja. E kjo pra është situata e pas 5 muajve, zgjedhjet mbaruan.

Të tre ata fituan, në fund humbi populli si gjithmonë./CNA.al

Lajmet e fundit nga