LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Korçë-Kapshticë/ Humbin jetën dy gra

30 Qershor 2019, 20:04, Aktualitet CNA
Aksidenti në Korçë-Kapshticë/ Humbin jetën dy gra

Më herët një aksident i rëndë ndodhi në aksin Korçë-Kapshticë ku dyshohej për tre viktima.

Policia njoftuar zyrtarisht të dhënat e këtij aksidenti i cili ka rezultuar tragjik për dy shtetaset me iniciale A.G 32 vjeçe dhe V.Ç 34 vjeçe ndërkohë që ka ngelur i plagosur rëndë.

Shkak i aksidenti është bërë një automjet tip ML që ka përplasur tre këmbësorët.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Informacion paraprak.

Më datë 30.06.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga