LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet/ Rama gjoba bizneseve nëse nuk votojnë

29 Qershor 2019, 15:57, Aktualitet CNA
Zgjedhjet/ Rama gjoba bizneseve nëse nuk votojnë

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së  tha se kryeministri Edi Rama po kërcënon bisneset me gjoba që të votojnë të dielën.

Vokshi theksoi se gjatë këtyre ditëve ka patur shumë denoncime nga bisneset ndërsa u bëri thirrje këtyre të fundit të mos përkulen para presionit  pasi sipas saj nuk do lejojnë që gjobat të njihen.

?Dhuna në ikje e Edi Ramës nuk po kursen asnjë. Në shënjestër janë vënë dhe bisneset.

Kriminelët e pushteti të veshur me kostuminin e taksidarit po trokasin derë më derë, për ti detyruar të dalin në votime.

Ka me mijëra raste të denocuara ku ata gjobiten nëse nuk votojnë.

Partia demoktaike i bën thirrje mos të përkulën.

Taksidarët e Edi Ramës do të konsiderohen vetëm se gjoba politike. Gjobvënsit do të goditen.

Asnjë gjobë e Edi Ramës nuk do njihet dhe do hiqen nga një qeveri europine që do të vijë pas rrëzimit të Ramës.

Refuzojeni Edi Ramën!  Bjoktojeni! Braktiseni dhe mos u përkulni para asnjë presioni të tij për të dalë në zgjedhjet farsë të 30 qershorit.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga