LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtronin aktivitetin pa licensë/ AKU bllokon disa subjekte

29 Qershor 2019, 09:23, Aktualitet CNA
Ushtronin aktivitetin pa licensë/ AKU bllokon disa subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që janë më të frekuentuara gjatë gjithë sezonit sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzive në dëm të konsumatorëve, ka kryer kontrolle zyrtare në tre subjekte, në Golem dhe Tiranë, nga të cilat ka rezultuar se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?Market? me aktivitet  ?Tregtim produktesh ushqimore? Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse ?Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz? (kategoria II.1.B).

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?A.H.? me aktivitet ?Restorant?  Golem, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve). Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte me afat të kaluar përdorimi (niseshte, bukë e bluar për gatim). Gjithashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?I.H.G.? me aktivitet ?Restorant (produkte mixe)? Tiranë, u konstatua se subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga